WELCOME

www.tonyy.the-up.com


    Migjeni

    Share
    avatar
    xemi
    WebMaster
    WebMaster

    Male Numri i postimeve : 608
    Localisation : Basketboll
    Registration date : 18/03/2007

    Migjeni

    Mesazh nga xemi prej Mon Oct 15, 2007 5:43 pm

    Migjeni



    Hyrje


    Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikolles) ėshtė nga shkrimtaret me te shquar te letersise shqiptare. Me njė realizem te thelle, te panjohur deri atėherė ne letersine tonė, ai pasqyroi jetėn e pėrditshme te shoqerise shqiptare, sidomos te shtresave te varfėra te qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqeror si dhe fashizmin qe po kėrcėnonte Evropen. Perfaqesuesi me i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi ne letersine tonė me njė shkalle shumė te lartė ideoartistike protesten e hapur, enderren pėr njė botė te re dhe optimizmin e thelle.

    Migjeni lindi me 23 tetor 1911 ne Shkodėr, ne familjen e njė tregtari te vogėl, ku shumė shpejt veshtiresive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqesite familjare. Kur ishte pesė vjeē, i vdiq nėna, kurse ne moshen trembedhjetevjec humbi te atin, e me pas vellane e gjyshen me te cilėn ai ishte lidhur fort pas vdekjes se nenes. Kėto fatkeqėsi e bene Migjenin, qe vetiu ishte njė natyre e mbyllur, te terhiqej nga jeta e moshatareve te tij. Pasi mbaroi shkollėn fillore ne Shkodėr, ai shkoi pėr te vazhduar mesimet ne Tivar dhe me pas perfundoi seminarin teologjik te Manastirit.

    Pėr njė tė ri me interesa te gjėra si Migjeni, jeta e seminarit ishte mbytese. Nga leximet Migjeni ra ne kontakt me ide revolucionare te kohės qe zienin ne gjithė Evropen.
    Ne vitin 1932 Migjeni pasi mbaroi seminarin dhe nuk mundi te siguroje njė burse pėr te vazhduar studimet e larta, mbeti pa pune deri sa me 1933 u emerua mėsues ne Vrake, njė fshat afėr Shkodrės. Rruga Vrake-Shkodėr, qe ai bėnte pėrditė me biciklete, ia keqesoi gjendjen shendetsore. Gjatė kohės qe qendroi ne seminar, Migjeni semurej shpesh dhe ishte nėn kontroll te vazhdueshem te mjekut, ngaqė mushkerite e tij ishin te dobeta dhe rezikoheshin te prekeshin nga turbekulozi, sėmundja tipike e kohės, nga e cila i vdiq edhe nėna.
    Ndėrkohė, ai kishte filluar te botonte shkrimet e tij ne revisten "Illyria". Ne to ndihen pėrshtypjet e para, reagimi shpirtėror i Migjenit ndaj realitetit te zymte, ndaj mjerimit, ku ishte zhytur edhe fshati, edhe qyteti shqiptar.
    avatar
    xemi
    WebMaster
    WebMaster

    Male Numri i postimeve : 608
    Localisation : Basketboll
    Registration date : 18/03/2007

    Re: Migjeni

    Mesazh nga xemi prej Mon Oct 15, 2007 5:44 pm


    : Migjeni
    « Reply #1 on: 06 September, 2004, 17:24 »



    Poezia e Migjenit





    Poezia e Migjenit, njė poezi novatore, u be shprehese e fuqishme e pakenaqesise ndaj realitetit, e urrejtjes ndaj dhunes dhe shfrytezimit, ndaj mashtrimit politik, shoqeror dhe hipokrizise. Duke shperthyer drejtperdrejt nga jeta e gjallė ajo pasqyroi botėn shqiptare ne vitet '30 me protestat, dhembjet, enderrat dhe shpresat pėr tė ardhmėn.
    Vellimin e tij "Vargjet e lira" (1936) Migjeni e hapte me vjershen "Parathenia e parathenieve" ku shperthente gezimi i tij se shekulli ka nisur te clirohet prej skllaverise shpirtėrore. Lajtmotivi i kėsaj vjershe e cila ėshtė njė sinteze e mendimit revolucionar te Migjenit, ėshtė vargu: "Perdite prendojne Zotat", Njeriu po hipen ne majen e fronit, po bėhet zot i jetės, i tokes se tij, i vetvetes dhe nuk do t'u perulet me "idhujve".
    Pas kėsaj vjershat e veta Migjeni i ka ndare ne gjashtė cikle: "Kanget e ringjalljes", "Kanget e mjerimit", "Kanget e perendimit", "Kanget me vete", "Kanget e rinise" dhe "Kanget e fundit".
    Ne ciklin e pare bėjnė pjesė pesė nga vjershat me te mira te Migjenit. Filli qe i bashkon kėto vepra, ėshtė gezimi pėr lindjen e "Njeriut te Ri", prej atyre te varferve te rritur ne mjerim, te cilėt janė ngritur ne luftėra tė reja, qe tė mos humbin me ne lojen e pergjakte te historisė, tė mos jenė me skllever te titajve te terbuar, por zot te vetes e te njė botė te re, ku njeriu te jetė i lirė dhe askush tė mos e shkele personalitetin e tij. Kėto luftėra nuk janė grabitqare e as pėr te siguruar privilegje tė reja, si ato te hershmet, por janė luftėra tė reja, siē i quan poeti kryengritės. Ne kėtė cikel kemi edhe protesten ndaj gjendjes se rėndė te shoqerise shqiptare, ndaj gjithė forcave konservatore, qe e mbajnė nė vend atė, dhe shperthimin e entuziazmit pėr lindjen e "Njeriut", i cili do ta drejtoje kombin drejt njė agimi tė ri. Ne kėtė cikel jeton edhe ideja se vetėm ne liri mund te shperthejne energjite dhe aftėsitė njerėzore. Ne gjithė ndryshimet, permbysjen e botės se vjetėr dhe krijimin e botės se re, poeti njeh si protagoniste rinine. Ajo ėshtė me e pastra, me e bukura pjesė e shoqerise, ku ai var shpresat, besimin pėr fitoret e ardhme, pėr triumfin e idealit pėr njė jetė te re:

    Rini, thueja kanges ma te bukur qe di!
    Thueja kanges sate, qe te vlon ne gji.
    Nxirre gezimin tand, te shpertheje me vrull.
    Mos e freno kėngėn! Le tė marri udhe.
    (Kanga e rinise)


    poeti ėshtė i bindur se asgjė s'mund ta pengoje me lulezimin e lirisė, ku do tė shpertheje hovshem gjithė ato kėngė, qe ende i flene ne shpirt. Kjo ėshtė intuita e poetit, i cili ka aftėsinė ta ndjeje i pari rrezen e ngrohte te Diellit te jetės se re:

    Por a do tė vijė dita kanget me u zgjue
    Apo ndoshta shekujt me ne prapė po tallen
    Jo, Jo! Se liria filloi me lulzue
    Dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valen.


    Pėr identifikimin e figures Diell ka pasur disa pėrpjekje pėr ta zberthyer e konkretizuar. Por ato vetėm se e kanė vulgarizuar perceptimin poetik te poetit. Mjafton te mbetemi ne simboliken e tij dhe ajo thte gjithēka. Ai ia ndien rezatimin botės se re, shoqerise se re, e cila do tė jetė e ngrohte dhe e ndritshme si dielli dhe si ai do tė mund te gjalleroje, te zgjoje te rilinde gjithēka qe qendon ende e ndrojtur, e pergjumur ne errėsirė. Thirrja qe Migjeni i drejtonte Rinise, ne kėtė vjershe ishte kuptimplote, optimiste dhe tepėr e ngrohte, intime dhe romantike:

    Thueja, kanges, Rini! Thueja kanges gezimplote!
    Qeshu Rini! Qeshu! Bota ėshtė'e jote!


    Cikli i dytė i "Vargjeve te lira" nis me "Poemen e mjerimit", kryeveper poetike e Migjenit dhe njė prej krijimeve me te bukur te poezise shqiptare. Poema ka njė konceptim e trajtim origjinal. Ne fillim poeti sjell figuren e mjerimit te konkretizuar nėpėr dhjetera motive jetėsore. Dhe se bashku me fytyren tragjike te mjerimit ne jetėn shqiptare, vjen edhe dhembja, dhembja e poetit dhe dhembja qe mbyt ēdo shoqeri te ngritur mbi dhunen. Kjo dhembje e thelle perfundon ne protesten ndaj rendit shoqeror qe e krijon mjerimin, dhe ne ironi dhe sarkazem ndaj fesė, e cila s'arrit ta ndryshoje kėtė pamje tragjike, megjithė lutjet e meshirat mijevjecare. Pas kėsaj poeti konkludon:

    Mjerimi s'do meshire, por don vetėm te drejtė!

    I gjithė cikli pavarėsisht nga dhembja e thelle dhe pamja tragjike qe krijohet ka tonė optimiste, sepse nuk kemi te bėjmė me njė dhembje mbytese, por me dhembje krenare, te cilat sipas poetit, koha do tė dije t'i qetesoje.
    Ne kėtė cikel poeti na jep pėr here tė parė me shumė art figuren e punetorit qe shfrytezohet kafsherisht ose endet i papune, duke thelluar kėshtu pamjen tragjike te mjerimit.
    Gjithashtu ne kėtė cikel ai trajton edhe temėn antifetare ku demaskon institucionet fetare, si bashkefajtore te asaj shoqerie qe pjell mjerimin. Ne ciklin e tretė "Kanget e prendimit", Migjeni, sjell pamjen e Evropes kapitaliste para Luftes se Dyte Botėrore, ku plaget e tmerrshme shoqėrore dhe krizen ekonomike pėrpiqen t'i mbulojne me pseudoart, me vepra e filma sentimentale qe e vishnin me ngjyra artificiale lumturie dramen shoqėrore e politike. Po pėrtej kėsaj cipe te neveritshme poeti sheh botėn e rėndė te shtellungave te tymit e te avujve, te djerses e gjakut. Ne te dy vjershat e kėtij cikli poeti sjell imazhin e njė botė sonambul qe po rreshqet drejt gremines se shkaterrimit, drejt luftės. Kjo botė e zhytur ne mjergull ende s'po e kupton se po i pregatisin njė tragjedi te re. Pėr t'u orientuar ne kėtė botė te dehur, poeti kthehet nga bota punetore e uzinave me thirrjen poetike:

    Le tė degjojme kėngėn qe mshtillet ne shllung
    Avull, ne pika djerse,


    Si vazhdim i kėtij mendimi poetik, autori duke dashur qe vellimi i tij te kėtė njė kompozicion kuptimplote, vendos vjershen "Kange me vete" ku ai sjell me konkret imazhin e luftės se ardhme me shkaktarin e vėrtetė te saj, fashizmin, qe po hyn si hajn edhe ne Ballkan.
    Menjehere pas kėsaj vjen cikli "Kanget e Rinise", qe se bashku me ciklin "Kanget e fundit" janė me intime, me shprehes te shpirtit te poetit, te vuajtjeve, deshirave, pasioneve te tij.
    Tė "Kanget e rinise" bėn pjesė vjersha "Ekstaze pranverore", qe se bashku me kėngėt e ringjalljes dhe "Sonet Pranveror", janė krijimet me pasionante, me optimiste e mė me ndjenjė te poezise migjeniane. Aty ndihet thelle himni i triunfit te njė botė te re, qe do tė jetė gjalleruese si njė pranvere. A do tė arrije poeti t'a shijoje kėtė pranvere? Parandjenja e njė vdekjeje qe po i afrohet, i jep dhembje poetit qe, ndoshta, s'ka pėr ta pare kėtė botė te re. Por gezimi i triumfit te saj ėshtė kaq i madh sa dhembja vjen ne pėrmasa reale e jo ne trajten e pesimizmit.
    Tė kėto dy cikle jeton edhe dashuria e poetit, e cila sjell imazhin e bukur te njė dashurie rinore, ku ėshtė shkrire pasioni pėr vajzen, dėshira pėr te shijuar gjithēka te bukur, si dhe dashuria pėr krijimin e jetėn ne pėrgjithėsi.
    Ne tetė vjershat e fundit, qe i janė shtuar vellimit me vonė ndihet edhe trishtimi, dhembja dhe pesimizmi i poetit, qe e sheh se si po i fiket pak nga pak jeta. Por ato nuk e rendojne gjendjen shpirtėrore te lexuesit, sepse janė te natyrshme dhe njerėzore.
    Ne disa vjersha "Rezignata", "Trajtat e mbinjeriut" etj. Migjeni trajton motive filozofike rreth kuptimit te ekzistencės se njeriut, te jetės, te veteflijimit pėr tė ardhmėn e shoqerise, te botės etj. Trajtimi i kėtyre ideve ėshtė pak i mjegulluar, sidomos kur poeti sjell edhe mbinjeriun, qe mendohet se ėshtė nocion qe ka evoluar, ne krahasim me kuptimin qe i pati dhėnė krijuesi i tij Nicja. Mbinjeriu i Migjenit, nuk ėshtė perbuzesi i vegjelise. Ai ėshtė njė figure, qe merr pėrsipėr te udheheqe masat drejt njė botė te re, ku te kėtė kuptimin e vėrtetė edhe sakrifikimi edhe ekzistenca, edhe dashuria, pra, te marrė njė kuptim tė ri jeta. Mendimi ne kėto vjersha vjen i turbullt dhe le shteg pėr t'u interpretuar ne mėnyra tė ndryshme, por ato kanė diēka te perbashket, optimizmin, dashurinė pėr njeriun, dashurinė pėr te rėnė, pėr te bukuren.







    Proza e Migjenit



    Problematika, qe trajtoi Migjeni ne tregimet e ne skicat, ishte ajo qe trajtohej ne publicistiken dhe ne prozen perparimtare te kohės. Ndryshimi qėndron ne zberthimet e thella dhe pergjithesimet e mėdha te Migjenit, ne krijimet me njė nivel shumė te lartė artistik. Me Migjenin tregimi i realizmit kritik shqiptar njohu kulmin e tij. Tregimet "A don qymyr zotni?", "Studenti ne shtepi", "Tė celen arkapijat", "Historia e njenes nga ato", "Qershijat", "Buken tonė te pėrditshme falna sot", ne te cilat pasqyrohet jeta e fshatit dhe qytetit shqiptar ne problemet me thelbesore dhe dramatike te saj, qendrojne pėrkrah poezise se tij me te mirė. Migjeni ėshtė krijuesi i vetėm i letersise sone te se kaluares qe u shfaq me te njėjtėn force artistike si ne poezi ashtu edhe ne prozen e shkurter. Me tregimin e tij ne letersine shqiptare motivohet pėr here tė parė plotėsisht ne art problemi i shkaterrimit te personalitetit te njeriut ne kushtet e njė shoqerie despotike. Ne tregimet e skicat, ashtu si edhe ne poezite e tij rrihet vazhdimisht ideja se jeta shpirtėrore kushtėzohet nga jeta materiale, se vlerat shpirtėrore e morale shkaterrohen ne kushtet e mjerimit e vuajtjeve te shumta te jetės se shtresave te varfėra. Me dhembje e revolte ai tregon se si dinjiteti legjendar i malesorit, nderi i malesores, dhe i qytetares se varfer kanė marrė fund ne luftėn pėr ekzistence ne veshtiresine pėr t'i siguruar femijes njė cope buke a pėr ta shpetuar nga vdekja.
    Ne krijimtarine e tij Migjeni shprehu bindjen se pėrderisa tė mos permbyseshin idhujt e jetės se vjetėr, gjithēka, ne jetėn e qytetit dhe te fshatit do tė mbetej ne gjendjen ekzistuese, ne mjerim dhe varferi. Ne prozen e tij mjerimi, uria, konservatorizmi, patriarkalizmi, degjenerimi, kanė njė burim: shtypjen dhe shfrytezimin, qe mbrohen me ligj nga rendi ne fuqi. Ky qėndrim ndaj realitetit, i cili ishte njė kundervenie edhe ndaj krijimeve te autoreve konservatore, jepet nėpėrmjet njė konflikti te fuqishem, dramatik. Ne kėtė proze kemi njė ekuilibrim ndermjet shperthimit lirik te emocioneve dhe veprimit dramatik e pėrdorimit mjeshteror te fjalės. Ai shkroi me dashuri e pikellim pėr ata njerėz, qe e shkonin jetėn ne kthetrat e mjerimit, kurse pėr shkaktaret e vėrtetė te kėsaj gjendjeje ai derdhi urrejtjen dhe perbuzjen. Migjeni e trajtoi vesin ne prozen e tij si dukuri te njė jetė qe brehej nga kontradiktat e thella dhe jo mbi bazen e instiktit, ndaj ai arriti te sjelle ne letersine tonė pėrgjithėsime te rėndėsishme ideoartistike.
    Personazhi i prozes se Migjenit ėshtė punetori i papune, malesori qe i ka harruar hynite e tij dhe i pergjerohet kokrres se misrit, nėna qe mallekon pjellen e vet e qe detyrohet te shese vetvehten, e reja dhe i riu te cileve jeta patriarkale, me ligje e norma mesjetare, u than ndjenjat, shpresat dhe endrrat rinore. Ne tregimin e tij Migjeni trajtoi problemet me te rėndėsishme te kohės dhe u be shprehes i kontradiktave te saj.
    Personazhet e tij janė tipizme te plota te njė shtrese te caktuar te shoqerise se kohės. Ai nuk i pėrshkruan ato, por i krijon me anė te zberthimeve te thella psikologjike, nėpėrmjet detajeve. Personazheve te tilla si malesorja ("A don qymyr zotni"), Nushi dhe Agla ("Studenti ne shtepi"), ose Bakalli ("Tė celen arkapijet") e Kola ("Buken tonė te pėrditshme falna sot"), janė dhėnė me force te rrallė artistike.
    Pjesen me te madhe te krijimtarise ne proze te Migjenit e zėnė skica dhe fejtoni. Ne kėto krijime te rėndėsishme realiteti ėshtė pasqyruar me shumė larmi dhe mjeshteri artistike. Ne prozen satirike te tij Migjeni here kalon ne trajtim konkret te problemit te mjerimit, papunesise, te mohimit te meshires kristiane e artit pėr art. ( Njė refren i qytetit tim, Molle e ndalueme, Ne kishe, Luli i vocerr, Zoti te dhashte, Programi i njė reviste, Legjenda e misrit, Bukuria qe vret, etj.), here ne trajtim te pergjithshem ne formėn e njė eseje filozofike te problemeve te dinjitetit te njeriut, te se ardhmes se vendit, te ushtrimit te dhunes pėr te mposhtur personalitetin e njeriut te thjeshtė etj, (Sokrat i vuejtun apo derr i kenaqun, Ne me Krishtin, Perralle abisine, Gjysem ose italian, Mesim gjeografie etj.
    Ne vepren e tij jeta paraqitet lakuriq, me gjithė shemtimin e saj dhe ai gjithnjė deperton me art ne kuptimin e kėsaj te vėrtetė. Ne skicat migjeniane ka njė galeri te tėrė portretesh. Shumė autore te brezit te tij e trajtuan me mjeshteri skicen dhe prozen satirike, por tek asnjė ajo nuk ėshtė aq unike dhe origjinale, e thelle e artistike sa te Migjeni. Ne prozen e tij Migjeni e mohon realitetin e kohės, gjithēka te keqe, pa mohuar mundėsinė e permiresimit te saj. Ai mohon shfrytezimin, luftėn imperialiste, konceptin patriarkal, vesin, shfrytezimin e njeriut, po jo njeriun, mohon deri nė fund anet e shemtuara te jetės, por jo jetėn. Mohimi i tij nuk ushqen pesimizmin, cinizmin, depresionin, prandaj krijimtaria e tij mbetet gjithmonė e re. Tregimi i tij karakterizohet nga sinteza e mendimit, shqetėsimi qytetar dhe psikologjia e thelle e personazheve. Kurse te skicat ku ka pasuri motivesh, Migjeni e shtjellon idenė me anė te te njė monologu dramatik te fuqishem, i cili nis gjithnjė me ironi dhe perfundon me sarkazem dhe revolte. Ky monolog u perdor edhe nga autore te tjerė te viteve '30, sidomos Nonda Bulka, po tė Migjeni ai ėshtė me i natyrshem e me i thelle.
    Ne krijimtarine e Migjenit kufijte midis skices e tregimit shpesh humbasin. Forma origjinale e mendimit te tij, ironia e sarkazma therese e sidomos monologu dramatik, bėhen te skicat shprehese te konflikteve te rėndėsishme shoqėrore e politike te kohės. Prandaj mjaft nga skicat, ku ka edhe portrete te realizuara, ėshtė vėshtirė t'i dallosh nga tregimi.
    Duke krahasuar tregimet e Kutelit, Koliqit, me ato te Migjenit, shohim se i pari ka njėfarė adhurimi mistik pėr te kaluaren, shpreh pakenaqesine pėr realitetin ekzistues dhe beson se e ardhmja do tė sjelle diēka te mirė, i dyti nuk i kundervihet realitetit, por pėrpiqet ta riparoje atė dhe te harmonizohet aty, kurse Migjeni e mohon te kaluaren dhe te tashmen ne emėr te se ardhmes, te cilėn kėrkon t'ia rrembeje me force kohės.
    Tregimi i Migjenit ėshtė satira e mprehte e njė poeti, qe shpėrthen me njė proteste nga me te fuqishmet e letersise sone te tradites. Ndaj, ndėrsa Kuteli ėshtė njė prozator i shquar, i talentuar i thelle, e Koliqi njė prozator i kulturuar, Migjeni ėshtė novator. Ai veshtroi thelle ne shoqėrinė e kohės dhe pasqyroi atė, duke e gjykuar dhe denuar rrepte, ne emėr te njė te ardhmeje me te bukur, pavarėsisht se ajo na shfaqet e turbullt e simbolike. Migjeni ne proze na shfaqet si shkrimtar i formuar i realizmit kritik. Me krijimet e Migjenit, pėr here tė parė ne proze shohim thelbin tragjik te botės shqiptare dhe tregimi shqiptar arriti nivelin ideoartistik dhe shumllojshmerine problematike te poezise sone. Tregimi i tij, bashke me atė te Kutelit, shenojne njė periudhe pjekurie te letersise sone, sepse individi filloi te veshtrohej gjithnjė e me gjerė ne njė raport te percaktuar me jetėn politiko-shoqėrore.
    avatar
    BULi-x
    WebMaster
    WebMaster

    Numri i postimeve : 820
    Registration date : 03/05/2007

    Re: Migjeni

    Mesazh nga BULi-x prej Wed Oct 17, 2007 8:54 am

    Hallall xemi kto sene kurre nuk duhet me u harru te lumtė!!
    Migjeni nje figure e ndritur e letersise shqiptare!!

    Sponsored content

    Re: Migjeni

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Sun Oct 22, 2017 3:21 pm