WELCOME

www.tonyy.the-up.com


    Jusuf Gervalla

    Share
    avatar
    xemi
    WebMaster
    WebMaster

    Male Numri i postimeve : 608
    Localisation : Basketboll
    Registration date : 18/03/2007

    Jusuf Gervalla

    Mesazh nga xemi prej Wed Oct 17, 2007 10:21 am

    Mė 01 tetor 1995 u mbushėn pikėrisht 50 vite nga lindja e Jusuf Gėrvallės nė Dubovik tė Deēanit, vrarė mizorisht mė 17 janar 1982 nė Untergrupenbah tė Gjermanisė. Nuk ka shqiptar nė Kosovė qė s'di se kush ėshtė Jusuf Gėrvalla. Po them "ėshtė" meqenėse jam i bindur se nuk jetoi mė kot dhe as nuk ra fli mė kot, shembulli i tij mbeti i gjallė nė gjithė ata intelektualė, shkrimtarė dhe qytetarė qė nuk po e marrin rrugėn e botės por rrinė e qėndrojnė ...

    Jeta e Jusuf Gėrvallės ka qenė e vėshtirė, vdekja e tij ka qenė tragjike. Pėr kėtė ėshtė thėnė e shkruar shumė dhe do tė thuhet e do tė shkruhet shumė. Por, edhe shkrimtari J. Gėrvalla pėsoi vėshtirėsira tė mėdha. Pėr poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gėrvalla ėshtė thėnė e shkruar relativisht pak. Vepra e tij letrare nuk ėshtė tepėr e njohur, me gjithė botimin shembėllor qė ia bėri J. Gėrvallės mė 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gėrvalla: Vepra letrare. "Ora", Prishtinė, 1992). Opinioni e respekton dhe adhuron dėshmorin e kombit, simbolin e luftės pėr liri, shembullin e kurajės prej qytetari dhe intelektuali, ndėrsa duket se e harron shkrimtarin e rėndėsishėm qė ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli tė qėndresės e hijesuaka faktin se ishte poet i dorės sė parė. Fat ky i zi qė duket se e ndan me shokun e idealit, Adem Demaēi (megjithėse i shpėtoi fatit tė atij tė fundit tė cilin ca ēapkėnė qurranė e quajnė "shkrimtar tė dėshtuar" ose ēaprashisin ēilimillėqe pėr "gabimet" e tij).

    Nė letėrsi, ai nuk i takonte qarkut tė "lapidaristėve" tė poezisė fjalėpakė qė e shoshiste tė tashmen me shkrimin simbolplotė alegorik nė petkun e arkaikes mbikohore e nė frymėn e visarit tė traditave tė lashta gojore.

    Zėri i tij poetik ishte zė mė vete, mjaft origjinal, personal dhe individual. Poezia e tij na flet drejtpėrsėdrejti, ngrohtė, zbutė, thellėsisht njerėzor e me njė sensibilitet tė stėrholluar. Nė dy pėrmbledhjet e tij tė para - "Fluturojnė e bien" (1975) dhe "Kanjushė e verdhė" (1978) - poezia e tij merrej kryesisht me vatrėn e poetit tek janė mjaft kuptimplotė titujt e cikleve "Shtėpia nė kornizė" dhe "Skena nga jeta e fshatit". Poezia e tij e pėrmallshme e kėndon dashurinė, e kujton dhimbshėm (dhe pa idilė ruraliste) vendlindjen dhe na e rrėfen porosinė e saj qendrore, kėrkimin e poetit pėr "pak frymė njeriu e pak dritė qiriri". Me kohė, duke u bėrė gjithnjė e mė shumė refleksiv poeti kaloi gjithnjė e mė shumė te njė qark mė i gjerė tematik dhe te tė folurit poetik me bukuri e begati tė rrallė metaforike e figurative. Kėshtu, poezia e tij e pėrmallshme e vendlindjes gjithnjė e mė shumė bėhet edhe universale. Nė vėllimin e tretė poetik, "Shenjat e shenjta" (1979), kemi tė bėjmė dhe me fjalė e elemente si "hije", "pluhur", "frikė", "terr", "ftohtė", "varr". Shkallėzohen vetmia dhe shqetėsimet e poetit qė flet shpesh edhe pėr fundin dhe vdekjen. Me njė thellėsi qė nuk hetohet nė lexim tė cekėt, na qet tabllo tejet tė qėlluara tė groteskės qė e quajmė "jeta". Thelbi kryekėput human i vargjeve, ligjėrimi lirik dhe substancial i poetit tė mallit, tė dashurisė, tė dhembjes, tė vetmisė e tė vdekjes e bėjnė Jusuf Gėrvallėn njė zė tė patjetėrsueshėm tė poezisė sė re shqipe.

    Skena nga jeta e fshatit

    dritarja e avulluar semaveri i ēajit edhe vjeshtė
    i tillė i lirė rrethuar me sendet qė vjetėrohen
    pėrmbi rafte ftonj njė plakė si pikturė
    a nuk qenka vallė krejt zjarri njė trillim
    bien gjethet e nė kopsht femra kotet nė luhajė
    me goditje tė rėnda imagjinate me njė botė prej letre
    tek gjej ngushėllim mes sendesh qė s'janė mė
    atje diku nė botėn time atje diku larg
    eja pėrsėri netve tė vona si hije qė sajon
    pak frymė njeriu e pak dritė qiriri.

    Nga memoaret e njė shėtitėsi

    kur u ktheva nėn pullazin tim mbuluar me kashtė
    nėn qepallat e lodhjes e tė kohės botėn
    e nė botė s'kish tjetėr pos shkėlqim ari e qelqi
    mbi rrashta e penda tė larta zogj alumini
    kish edhe uri edhe poetė edhe ujėvare nė botė
    kish njerėz prej druri e kafshė tė buta kudo
    kish edhe hieroglife dy fjalė dhe gjurmė qė s'fshihen
    kish lumenj tė egėr e fosile tė lashta

    Pluhur e ngjyrė

    Sytė e tu qiell ēerdhe e lumė i pakapėrcyeshėm
    ndėrsa jam pėrgjumur pėrmbi tavolinė
    im vėlla dhe fėmijėria ime pemėn e kanė vjelė
    kanė korrur kallinj
    ime ėmė ka zier ftonj
    shelgjet kanė vajtuar
    si poeti sentimental nė vjeshtė
    - po asgjė s'ėshtė zverdhur.

    Duart e tua pushim diēka si ujė zgjojnė
    ndėrsa kam ecur shtegut rrėzė mali krejt vetėm
    nė njėrin krah shkurre zogjsh
    nė tjetrin gėshtenjat
    dhe gjarpėrinj.
    Im vėlla tė ka dashur tė ka marrė dhe tash nuk je
    as ti as ai s'jeni dridhmė plot fletė
    nga fluturimi yt tash vetėm ngjyrė
    dhe pluhur ka mbet'.

    Tash po vij
    fėmijė qė buzėqesh mbi krahun e nėnės kur pret
    para shitores qumėshtin - tash po vij i pikėlluar
    nė shportėn time pemė e fletė
    dhe shije gjumi.
    Kur tė zgjohem do tė iki
    tash po vij nė prehrin tėnd, mėmė
    tokė e zezė e lapidar, bajame e verdhė.
    Dashuri e paluar si arni nė arkė
    oh s'mund ta them
    as ta rrėmbej.
    Tash po vij
    por di se nė ngjyrėn e pelhurės vetėm pluhur
    mbi buzėgazin tėnd tė shtrenjtė.

    mes muresh tė trasha fshesa dhe minj.

    Libri i shenjtė

    shpuzė e errėt matanė qelqeve qė avullojnė
    mesnatės sė ngjyer me tėmbėlin e detit
    nė oborr po fshihej njė hije dhe qerrja e drunjtė
    kuajt sonte askund s'do tė marrin udhė
    nė mur ndrit dhe pipėrrin kandili
    e nė letėr mes dy vijash tė zeza si pėrherė
    druri i vetmuar mė tutje ca hithėr
    ia djegin kėmbėt fėmijės qė ėndėrron
    drita e praruar gjerdan me guaca
    hėn' e verdhė atje lart nė tavan - dhe teja
    tok me djepin e vjetėr qė s'pėrkundet - e ha
    nuk shihet atje rrėzė gardhi njė vogėlush
    qė shiu i tetorit e qull ngadalė
    nė vatėr u dogjėn urėt - s'ka mbetur mė prush
    frika nga trupi im nė shtrat po mė fton

    mbi tryezė ora e vogėl rrah e s'pushon

    Lufta dhe arti

    Tutje gjithnjė akull
    Kėndej gjithnjė zjarr
    Unė jam syri i Aladinit
    E shoh veten si digjem
    nė betejėn e tmerrshme
    tė fjalės
    e tė mendimit

    Me shenjtėri tė mallkuar
    me pėrfytyrimin e qartė
    e krijoj
    Nė mua shushurijnė dete
    tė qena
    nė ėndėrr

    S'po flas kotnasikot
    Mund t'i merrni fjalėt e mia
    e tė niseni nėpėr botė
    Unė s'kam guxim
    Kuptoj se pa dritėn e tyre
    Nuk do ta di rrugėn nėpėr dritė
    Janė krijuar prej frenimesh
    prej kthesash theqafjesh
    dhiaresh tė shenjta
    zigzage

    Unė nuk i shoh yjet
    pėshtjellė nė terr
    Gjithėsia e ftohtė
    nuk e ka gji diellin
    Sikur tė mos e ftohte
    ana e errėt e planetit

    Fletė testamenti

    nė zgjimin tim tė heshtur tė mė ngurosin
    nė flijimin tim tė begatshėm tė verės
    nė nisjen time nė fillimin tim tė ri
    nė gjumė shekujsh me ndėrrime tė mė zgjojnė
    le tė mė puthė rrezja e qartė ngazėllyese
    e druvarit tė fjetur nė rudinė
    myshku le tė jetė gjithmonė i blertė mbi gurė
    emėr tė mos ketė e shkronja le tė flasė
    nė gjuhėn e vjetėr tė kafshės sė zezė
    guaca e kėrminj le tė vijnė pėr dasmė
    mbi rrasėn time
    le tė shtrihen edhe ata si dy yje
    ftohtė le tė bėjė verės e verės verė
    e me njė pikė ujė verdhėsisė sė barit tim
    le t'i mėshirohen
    vėrmeni atje tek do tė tregojė guri pėr udhėn
    deri te shtėpia ime bėrė me dru e kashtė

    le tė thyhet ēdo pasqyrė qė ka ballsamosur
    ballin tim e mėrrolėn e ēastit plot mllef
    se ja tek po zgjohet er' e re e dashurisė sė tokės
    se jam i parrezikshėm kaq i pafuqishėm
    mumje pėrfytyrim qė krahasohet me rrahun
    tek do tė mė vini pėrsėri ju pas
    le tė mė lėnė tė fle qetė si pranė stufe
    dimrit tė madh tė dashurisė sime
    nuk do tė pėrpėlitem s'do tė rrotullohem
    s'do tė shplohem natėn nuk do tė kollitem
    me fjalėt e mia le tė mė mallkojnė
    nė rrasėn time atė rrasė tė zezė tė ftohtė
    nė duart qė i kam prekur le tė mė lėshojnė
    rrjedhės tė qetė tė fatit qė pret
    shigjet' e mėrisė le tė bjerė mbi dhe
    nė shkretėtirėn e moskuptimit le tė fiket
    kurrė tė mos vijnė kur unė nuk i pres
    ata qė tėrė jetėn i prita, tė dashurit

    ē'po flas kėshtu pash zotin?
    __________________
    avatar
    xemi
    WebMaster
    WebMaster

    Male Numri i postimeve : 608
    Localisation : Basketboll
    Registration date : 18/03/2007

    Re: Jusuf Gervalla

    Mesazh nga xemi prej Wed Oct 17, 2007 10:21 am

    Njė libėr zbardh skenarin e vrasjes sė Jusuf Gėrvallės

    Ibrahim Kelmendi sjell nė njė libėr kujtimet e kohės sė shkrimtarit tė njohur tė viteve ‘80. "Atentatori" ngjall debate mbi vrasjen e njė prej intelektualėve mė tė njohur kosovarė

    Poeti i ndjeshėm dhe prozatori qė pėrēonte mesazhe jo tė vogla pėr vendin e tij nėn trysninė e Serbisė, vazhdon tė jetė njė nga figurat mė tė dashura nė Kosovė, edhe pse kanė kaluar mbi 25 vjet nga vdekja. Qė mė 17 janar tė vitit 1982, kur nė Untergrupenbah tė Gjermanisė ai u vra barbarisht, shtypi vazhdon tė hulumtojė mbi kėtė vrasje tė mbetur enigmė dhe mbi arsyet qė ēuan nė eliminimin e shkrimtarit. Pavarėsisht se proza dhe gjithēka qė ai la pas nė fushėn e letrave vijojnė tė jenė pjesė tė prozės moderne kosovare, ekzekutimi i tij gjithnjė e mė tepėr lidhet me konceptet e tij pėr njė Kosovė tė pavarur, kundra gjithė komploteve qė shoqėrojnė njė vend ku "gjithnjė je pranė zjarrit". Ajo ēfarė ėndėrronte Gėrvalla vazhdon tė jetė ende njė ėndėrr pėr gjithė njerėzit e gjakut tė tij, tė cilėt po vazhdojnė tė aspirojnė duke besuar nė pavarėsi tė vendit tė vet. Por shtypi vazhdon tė aludojė, dhe tė gjejė rrugė qė tė ēojnė tek emrat qė kėrkuan ekzekutimin e tij makabėr atė mbrėmje tė ftohtė janari. Nė gazetėn "Express" tė Prishtinės, ėshtė botuar dy ditė mė parė njė intervistė me njė mik tė Gėrvallės, i cili kėto kohė sapo ka nxjerrė nė treg librin "Atentatet", njė libėr qė kėrkon tė pėrcjellė haptazi tė vėrtetėn e kohės kur jetoi Gėrvalla, por dhe tė aludojė mbi emra konkretė, tė cilėt janė pėrfshirė nė vrasjen e tij. Ibrahim Kelmendi, ėshtė njė shqiptar i diasporės i njohur si idealisti i parė i sė majtės shqiptare jashtė Kosovės dhe Shqipėrisė. Njė njeriu qė nuk ka pranuar asnjėherė tė jetė thjesht njė shqiptar i zakonshėm jashtė kufijve, ai gjithnjė ėshtė njohur pėr tė nxitur debate. Si mik i afėrt i Jusuf Gėrvallės, ai ka marrė guximin ta pėrshkruajė tėrė realitetin e asaj kohe duke mos kursyer persona dhe personazhe. Libri i tij i titulluar "Atentatet", pėrfaqėson njė rrezik nė vete pėr tė vėrtetėn e asaj kohe. Nė libėr, ai hedh dyshime mbi dy personazhe tė jetės kosovare si Enver Hadri dhe Vehbi Ibrahimi duke hedhur dyshime mbi veprimtarinė e tyre. Kelmendi shprehet nė intervistėn pėr "Express" se e ka publikuar kėtė libėr pas 25 vitesh duke iu pėrmbajtur edhe amanetit tė Gėrvallės. "Jusuf Gėrvalla ka thėnė se nėse dorasi ėshtė shqiptar mos u zbuloftė kurrė dhe tash ne secili kemi njė konstrukt social tonin ku i respektojmė, e dyta ėshtė se po t‘ju thuash nė kohė kėto tė vėrteta qė kanė ndodh ato pėrplasje, atėherė do na shkonte koha duke u marrė me qėrim hesapesh", thotė ai. Klemendi analizon dhe kohėn kur Gėrvalla punonte si korrespodent i "Rilindjes" nga Dyserdolfi, duke hulumtuar nė informacionet, tė cilat mund tė kenė pasur pasoja nė jetėn e gazetarit. Nė romanin e Kelmendit shfaqen emra si Vasili, njė njeriu qė, sipas tij, ka pasur dikur njė urdhėr pėr tė bėrė njė atentat ndaj Jusuf Gėrvallės dhe nuk e ka realizuar. Sipas tij, ky libėr vinte si shenjė respekti ndaj kujtimeve pėr Gėrvallėn, qė tashmė kur ndihet mė i aftė pėr t‘i shkruar ato, i ka hedhur nė letėr". Unė respekt kam pasur pėr Jusufin se jam gjetur nė njė situatė shumė tė vėshtirė, atėherė kam qenė shumė i ri kam pas njė kompleks qė s‘di t‘i artikuloj ato qė kam pasur pėr t‘i thėnė tamam dhe pastaj kam pas njė kulturė qė kur tė vjen dikush mė i aftė se unė duhet tė kaloj nė plan tė dytė dhe t‘i liroj vendin atij qė ėshtė mė i pėrgatitur", thotė Kelmendi. Ai pėrshkruan nė libėr mėnyrėn se si shkrimtari survejohej nė ēdo gjė qė shkruante dhe dilemat e tij teksa shkruante pėr Kosovėn. "Kishte edhe dilema tė njerėzve qė ishin afėr tij se ai informon edhe shtetin shqiptar, por informon edhe nė shtetin jugosllav ai, nė fakt, edhe grupim nuk ka pas rreth vetės, ka pasur njė tregtar tė arratisur pėr hajni prej
    kėtu". Pritet qė libri tė ngjallė debate, mbi morinė e ngjarjeve dhe personazheve qė kėrkojnė tė zbardhin njė tė vėrtetė, vrasjen e shkrimtarit tė njohur tė viteve ‘80.

      Ora ėshtė Sat Dec 16, 2017 6:51 pm