WELCOME

www.tonyy.the-up.com


    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshiruesit!

    Share
    avatar
    xemi
    WebMaster
    WebMaster

    Male Numri i postimeve : 608
    Localisation : Basketboll
    Registration date : 18/03/2007

    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshiruesit!

    Mesazh nga xemi prej Wed Oct 17, 2007 10:55 am

    Mustafai ėshtė njė tregtar i madh dhe i pasur, i njohur pėr sinqeritetin e tij nė mesin e njerėzve. Prandaj, shumė njerėz i besojnė dhe bashkėpunojnė me tė tė sigurtė nė cilėsinė e mallit qė ai shet. Ishte shumė i pėlqyer, dhe numri i blerėsve shtohej gjithnjė e mė shumė. Kėshtu qė pasuria e tij shtohej. Kishte blerė njė anije tė madhe tregtare qė tė mund tė blinte mall mė cilėsor dhe mė tė ēmueshėm nga vende tė ndryshme, nga lindja, nga Kina dhe nga vende tė pasura me mėndafsh dhe parfume. Erdhi koha e haxhit dhe muezini e lajmėroi, qė njerėzit tė pėrgatiten me kohė pėr kėtė detyrim. Kėtė thirrje e dėgjoi edhe Mustafai, ndaj deshi tė nisej pėr rrugė. Tha me vete: "Kėtė e kam detyrim para Allahut xh.sh. pėr arsye se jam i pasur dhe duhet t'i pėrgjigjem Allahut xh.sh.!?" Allahu xh.sh. ka thėnė: "Dhe pėr hir tė Allahut, vizita e Qabes (haxhi), ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi tek ajo." (Ali Imran, 97)

    SHKUARJA NĖ HAXH

    Mustafai u pėrgatit pėr rrugė dhe u nis me ndihmėn e Allahut xh.sh. pėr haxh, sė bashku me njė karavan. Karavani u nis nė drejtim tė Mekės sė Nderuar. Gjatė rrugės ata u ndalėn disa herė nė mėnyrė qė besimtarėt tė pushonin dhe tė kryenin disa nevoja tė tyre. Bujtinat i bėnė nė disa vende, derisa arritėn nė qytetin e dritės nė Medine (El-Medinetul-Munevvere). Me ta ishte edhe Mustafai. Pas njė pushimi tė shkurtėr nė qytet, Mustafai deshi t'i blejė disa gjėra pėr tė cilat kishte nevojė. Kur e futi dorėn nė xhep qė tė nxjerrė kuletėn(portofolin), kuleta nuk ishte! E kėrkoi nėpėr rrobat e veta dhe u tmerrua kur edhe aty nuk e gjeti. Pėr fat tė tij tė keq iu bė e qartė se e kishte humbur kuletėn e me tė edhe paratė e marra pėr rrugė. E nė kuletė kishte tre mijė dinarė , qė ishte njė shumė e madhe. Kjo shumė parash do t'i mjaftonte pėr t'i mbuluar shpenzimet e rrugės pėr nė haxh e do t'i kishin mbetur edhe shumė tė tjera, tė cilat mendonte t'ua dhuronte tė varfėrve nė Mekėn e Ndershme. Ēfarė tė bėnte tani? Kishte humbur pasurinė e nevojshme!
    Mustafai mendonte si mundi t'i ndodhte kjo, mirėpo nuk u zhgėnjye dhe nuk u hamend nė qėllimin e tij pėr tė kryer obligimin e vet. U pajtua me kėtė, duke thėnė se ishte shkruar prej Allahut xh.sh. Ai megjithatė ishte i pasur, kishte pasuri qė vlen me mijėra dinarė, ndaj mund tė huazonte nga shokėt e tij qė udhėtonin me tė. Kur ta kryejė haxhin dhe tė kthehet nė shtėpi, do t'ua kthejnte paratė e huazuara. Kėrkoi qė t'i huazonin ca tė holla, dhe tė gjithė ishin tė gatshėm tė jenė nė shėrbim tė tij, pėr arsye se e ēmonin, kėshtu qė ia tubuan aq sa kėrkoi. E kreu obligimin e vet tė haxhit dhe u dhuroi tė varfėrve diēka prej parave, mu ashtu siē e kishte menduar nė fillim tė rrugės dhe u kthye nė qytetin e tij. Ishte i gėzuar dhe i lumtur qė Allahu xh.sh. ia kishte mundėsuar njė rast tė kėtillė. Shumė shpejt ua ktheu borxhin njerėzve, nga tė cilėt i kishte huazuar paratė, duke i falėnderuar pėrzemėrsisht.

    FATKEQĖSITĖ I VININ NJĖRA PAS TJETRĖS

    Kalonin ditėt dhe Mustafai edhe mė tej ishte tregtar i madh, i cili gėzonte respekt. Jetonte nė begati, ngase Allahu xh.sh. i kishte dhėnė pasuri tė shumtė dhe fėmijėve tė tij u kishte dhėnė lumturi dhe shėndet. Gjithnjė e madhėronte dhe e falėnderonte Allahun xh.sh. pėr begatitė qė i kishte dhėnė. Asnjėherė nuk harronte t'i mėsonte fėmijėt e vet qė tė jenė tė mirė dhe besimtarė shembullorė, qė tė jenė shembull me sjelljet e tyre dhe ta falenderojnė Allahun xh.sh., si dhe tė kėrkojnė falje nga Ai kur janė nė vetmi ose nė vend publik. Mustafai kishte dy djem dhe njė vajzė ende nė gji. Ai i ushqente dhe kujdesej pėr ta. I kishte mėsuar tė silleshin mirė dhe t'i respektonin prindėrit e tyre. Njė ditė, kur Mustafai u ul nė tavolinė dhe drekonte me gruan dhe fėmijėt e tij, dikush trokiti nė dyert e shtėpisė sė tij. Njėri prej djemve tė Mustafasė shkoi ta hapte derėn. Ishte shėrbėtori i tij Hasani, i cili e kėrkonte zotėriun e tij pėr njė gjė shumė tė rėndėsishme. Mustafai u ngrit nga tavolina dhe e pyeti: "Ēėshtė ajo gjė kaq me rėndėsi pėr tė cilėn po ma prish rehatinė?". Shėrbėtori heshti pėr njė kohė si memec, ishte zverdhur dhe i shqetėsuar dridhej nga frika. Mustafa e pyeti edhe njė herė: "Fol diēka, pse je kaq i frikėsuar Mė mban nė hamendje!" Hasani u pėrgjegj: "Zotėri, anija juaj ėshtė fundosur gjatė kthimit tė saj nga India me tėrė mallin qė kishte brenda!". Mustafai e uli pak kokėn pėr shkak tė kėtij lajmi tė dhimbshėm dhe tha: "Nuk ka dalje e as ndihmė pa ndihmėn e Allahut tė Madhėruar. Kthehu nė dyqan. Ky ėshtė vullnet i Allahut xh.sh. dhe asgjė nuk mund ta ndėrrojė fatin qė mė ka caktuar Allahu xh.sh.".
    Mustafai hyri nė shtėpi dhe u ul nė tavolinė qė ta pėrfundonte drekėn me gruan dhe fėmijėt e tij. Nuk u mėrzit e as nuk vajtoi, po ia la fatin e vet vullnetit tė Allahut xh.sh., edhe pse ajo anije pėrbėnte tri tė katėrtat e pasurisė sė tij. Iu kthye punės sė tij me plotė dėshirė, i vendosur qė ta kthente sa mė shpejt pasurinė e vet tė humbur. Pas disa ditėsh e goditi lajmi i kobshėm pėr vdekjen e djemve tė tij. Njė mur i vjetėr qe rrėzuar mbi ta, ndaj ata kishin mbetur nėn gėrmadhat e tij, edhe pse njerėzit qenė munduar pėr t'i nxjerrė tė gjallė qė aty. Mustafai qau dhe u mėrzit pėr ta, por shumė shpejt e mblodhi veten, sepse e dinte qė fatkeqėsitė duhet t'i pėrballonte me durim, ndaj e luti Allahun xh.sh. qė t'i falė e t'i pėrfshijė ata nėn mėshirėn e Tij. Dhembjen dhe mėrzinė e tij e zbuste mendimi se djemtė e tij kishin qenė tė mirė dhe tė dėgjueshėm ndaj prindėrve tė vet. Plotėsisht ia kishte lėnė fatin e vet Allahut xh.sh., se Ai mbron kė tė dojė. Mustafai mbeti me gruan dhe vajzėn e vet tė vogėl. Mirėpo, puna e tij nuk shkonte mė shumė lehtė si mė parė, fitimi i tij bėhej gjithnjė e mė i vogėl. U detyrua qė ta shiste shtėpinė e tij tė madhe dhe tė blente njė mė tė vogėl, mė modeste. Dyqani nuk ishte mė plot me mall tė ēmueshėm, ndaj numri i blerėsve zvogėlohej ēdo ditė. Shėrbėtorėt e lėshonin nė kėrkim tė tregtarėve mė tė pasur. Mustafasė gjithnjė e mė shumė i binte autoriteti dhe nė fund u detyrua ta lėshojė qytetin e vet, se i vinte turp t'i shikonte njerėzit me sy. Ishte bėrė shembulli konkret i njė tė pasuri qė shumė shpejt ishte bėrė i varfėr. Pas rrobave tė shtrenjta dhe tė bukura tani mbante rroba tė arrnuara. Dikur kishte shėrbėtorė rreth vetes dhe shpeshherė i ndihmonte tė varfrit, kurse tani mezi jetonte. Vendosi ta lėshonte qytetin e tij e ndoshta Allahu ia ndėrron gjendjen e tij financiare me tė mirė. Ndoshta ndėrrimi sjell fat. Bisedoi pėr kėtė me gruan e tij, e ajo u pajtua me kėtė, bile edhe e trimėroi. Edhe ajo nuk mund t'i duronte shikimet qėllimkėqija dhe pėrgojimin e grave tė kėqija, se pas pasurisė sė madhe kishte mbetur pa asgjė dhe se familjen e tyre e kishte lėnė fati. Ajo duronte dhe mundohej ta ndihmonte bashkėshortin e saj nė fatkeqėsinė e tij, mirė po gjendja tani ishte bėrė e padurueshme dhe kishin vendosur qė sė bashku ta lėshonin vendbanimin e tyre tė deritanishėm dhe tė kėrkonin fitim mė tė mirė dhe jetė mė tė lumtur.
    avatar
    xemi
    WebMaster
    WebMaster

    Male Numri i postimeve : 608
    Localisation : Basketboll
    Registration date : 18/03/2007

    Re: Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshiruesit!

    Mesazh nga xemi prej Wed Oct 17, 2007 10:55 am

    SHKUARJA

    Gruaja e durueshme e Mustafasė pėrgatiti pak ushqim pėr rrugė. Ai e shikonte me mallėngjim qytetin e tij nga njė dritare e vogėl, duke kujtuar ditėt e tij tė lumtura. Sikur nė ėndėrr e dėgjoi zėrin e gruas, qė thoshte se ēdo gjė ishte gati pėr rrugė. E mori vajzėn e vogėl nė duar dhe e pėrqafoi me butėsi dhe nė sytė e tij u paraqitėn lotėt, tė cilėt u mundua t'i fshihte nga gruaja e tij. Gruaja e tij e mori edhe atė pak ushqim qė kishin pėr rrugė. Ishte bashkėshorte e mirė, e durueshme dhe e dėgjueshme. Dikur ishte e pasur, por me tė gjithė kishte sjellje njerėzore. Kur u varfėruan, fatin qė ua kishte caktuar Allahu xh.sh. e pranoi nė mėnyrė shumė tė qetė. Edhe nė kėto ēaste tė rėnda pėr burrin e saj ishte pranė tij dhe sė bashku me tė i bėnte ballė kėsaj fatkeqėsie. E tani shkonte me tė drejt tė panjohurės, edhe pse ishte nė muajin e nėntė tė shtatzėnėsisė e mund tė lindte nė ēdo moment. Gjatė rrugės Mustafai dhe gruaja e tij pushuan nė njė fshat dhe blenė ca gjėra tė nevojshme. Pas udhėtimit tė gjatė dhe tė rėndė mbėrritėn nė njė qytet tė madh, nė tė cilin synonin tė shkonin. Menjėherė pas hyrjes nė qytet, gruaja e tij filloi tė ankohet pėr dhembjet e lindjes. Si duket kishte ardhur momenti i lindjes. Mustafai gjeti njė shtėpi tė vjetėr e tė pabanuar nė periferi tė qytetit, pa dyer dhe pa ēati. Kėtu u vendosėn. Ai pastaj nxitoi deri nė qytet, ndėrsa nata kishte filluar tė lėshohej. Erdhi nė qytet, mirėpo nuk arriti tė blejė asgjė, ngase tė gjitha dyqanet ishin mbyllur. Shėtiste rrugėve tė qytetit e zemra e luste Allahun xh.sh. se ndoshta do tė gjente ndonjė dyqan tė hapur.
    Mė nė fund e gjeti njė tė hapur dhe u gėzua tej mase.

    FUNDI I FATKEQĖSIVE

    Mustafai aty bleu qumėsht dhe vaj. Shitėsi e pyeti: "Ku e ke qypin?" Mustafai iu pėrgjigj: "Unė jam i huaj dhe nuk kam qyp. Atėherė paguaje garancinė pėr qypin! Mustafai i zhgėnjyer pyeti se sa kėrkon "Pesė dėrhem!? " iu pėrgjegj shitėsi. Mustafai heshti. E shitėsi i tha: "Ēėshtė me ty, o njeri?" Mustafaja i tha: "Nuk kam, kam vetėm njė dėrhem! Ma jepni atė (qypin v.p.), e unė ju premtoj se do t'jua kthej atė!" Shitėsi i mirė e kuptonte se ē'ėshtė varfėria dhe nevoja e Mustafasė dhe nga mėshira ia mbushi qypin me qumėsht dhe i hodhi nė tė pak vaj. Ia dha Mustafasė duke i thėnė: "Mos harro qė nė mėngjes tė ma kthesh!" Mustafai e falėnderoi dhe i premtoi se do ta kthente pa e vonuar. E mori nė duar qypin dhe ashtu i gėzuar u nis duke i harruar pėr njė moment problemet e veta. I dukej sikur po dėrgonte gruas sė vet njė dhuratė tė ēmueshme. Atė po e priste njė ushqim i shijshėm pas lindjes sė dhimbshme. Atėherė i ra ndėrmend se ajo ishte e vetme nė njė shtėpi tė pabanuar dhe tė shkatėrruar dhe e kaploi frika se mos ndoshta gjatė lindjes i ka ndodhur diēka, ndoshta ka pasur nevojė pėr ndihmė. I shpejtoi hapat e tij duke kaluar nėpėr rrugicat e errėta tė qytetit. Nuk kishte mė as kalimtarė askund. Njerėzit kishin shkuar nėpėr shtėpitė e tyre qė tė pushonin pas ditės sė mundimshme. Mustafai ecte me hapa tė shpejtė dhe papritmas rrėzohet, e qypi sė bashku me qumėshtin i del nga duart dhe copėtohet i tėri. Mustafanė e kaploi njė zhgėnjim i papėrshkruar. Para syve tė tij renditeshin fotografitė nga jeta e tij, pasuri dhe bollėk, kurse tani mjerim, varfėri dhe mėrzi. Pa marrė parasysh sa ishte i durueshėm, kėtė nuk mund ta duronte. Ia hapi Allahut xh.sh. zemrėn e tij tė thyer dhe e zbrazi tėrė mėrzinė e vet me njė vajtim tė dhembshėm. Qante me zė aq shumė, saqė qė nga fėmijėria nuk kishte qarė ashtu. Vaji i tij theu qetėsinė e natės dhe njė njeri hapi dritaren pėr tė parė se kush ėshtė duke qarė dhe pyeti: "Ēke o njeri? Pse qanė" Mustafai e ktheu kokėn nga dritarja dhe u pėrgjigj: "Mė ra qypi me qumėsht dhe u thye!" Njeriu nga dritarja tha: "O Zot, njė njeri i rritur, si ju, tė qajė sepse i ka rėnė qypi me qumėsht? A jeni shėrbėtor i ndonjė zotėriu koprracė ēėshtė me njerėzit kėto ditė? I pengojnė njerėzit duke ua prishur gjumin pėr disa dėrhem?!" Pastaj e pėrplasi dritaren, kurse Mustafai tha: "Allahu tė faltė!" Menjėherė e ktheu shikimin nga copat e lagura tė qypit nga qumėshti i derdhur dhe kujtoi gruan e vet, e cila do tė lindte e nuk do tė kishte ēfarė tė hante.
    Jeta ishte e zezė nė sytė e tij, e sidomos kur mendonte se gruas sė tij mund t'i ketė ndodhur diēka e keqe. Ndoshta ėshtė e vdekur e ndoshta edhe vajza e tij e vogėl ka vdekur me tė. Menjėherė ia plasi vajit me zė tė madh, se nuk kishte fare para, nga do tė siguronte ushqimin!? Ai njeriu i mėparshėm doli dhe e qortoi: "Qetėsohu, o njeri! Pėrse po na pengon? Na lė tė flemė dhe shko! Njerėzve u ndodhin shumė gjėra tė kėqija e nuk kėrkojnė ndihmė e as nuk qajnė!" Mustafai tha: "Allahu tė faltė! Unė para dhjetė vjetėve kam humbur kuletėn sė bashku me tre mijė dinarė dhe asnjė lot nuk e kam lėshuar e as nuk kam vajtuar, sepse isha i pasur. Tani, po e sheh, po qaj pėr disa dėrhem, se nuk kam mė shumė!" Njeriu i tha: "Ēka ke humbur?" Mustafai tha: "Kuletėn me tre mijė dinarė!" Njeriu: "Pashė Zotin, pėrshkruama!" Mustafai: "A, edhe po mė pėrqeshė!? Mė lėr rehat, ēfarė fitoj nėse ta pėrshkruaj?" Njeriu: "Pashė Zotin, pėrshkruama, seriozisht e kam dhe nuk po mahitem!" Mustafai heshti dhe tha me vete: "Nuk ka rrugėdalje, as ndihmė, as fuqi pa vullnetin e Allahut tė Lartėsuar, e tani jam nė kėtė situatė tė padalshme, dhe ky njeri tani kėrkon qė t'ia pėrshkruaj kuletėn tė cilėn e kam humbur para dhjetė vjetėsh. E ky tani dėshiron qė tė argėtohet!? Atėherė ky e kapi pėr dore dhe i tha pėrsėri: "Pėrshkruama kuletėn e humbur!" Mustafa iu pėrgjigj: "Do tė tė tregoj nėse mė lėshon. Kuleta ėshtė e zezė, e qepur me penj tė kuq, ka tre xhepa; nė secilin nga njė mijė dinarė. Tani, a je i kėnaqur? Mė lėsho, Allahu tė mėshiroftė!" Njeriu e pyeti: "Kujt ia dėrgoje ushqimin?" Mustafai tha: "Gruas sime, tė cilėn e kam lėnė nė njė shtėpi tė braktisur e ajo ėshtė gati tė lindė, e ndoshta tashmė ka lindur e nuk ka kush ta ndihmėojė!" Njeriu: "Ti dhe gruaja juaj jeni mysafirė tė mi! Eja tė shkojmė dhe ta marrim atė!" Mustafai ishte i gėzuar pėr shkak tė mirėsisė sė papritur tė kėtij njeriu. U ngutėn sė bashku qė ta merrnin gruan dhe vajzėn e tij. I gjetėn dhe i sollėn dhe gruaja nuk kishte lindur ende. Ua dha njė dhomė dhe kėrkoi nga gruaja e tij qė tė kujdeset pėr gruan e Mustafasė. Nga mesi i natės, gruaja e Mustafasė lindi djalė. Mustafai u gėzua dhe falėnderoi Allahun xh.sh.

    GĖZIMI

    Nė mėngjes nikoqiri i tyre ua solli mėngjesin dhe duke ngrėnė ia filluan bisedės. Nikoqiri e pyeti Mustafanė: "Me ēfarė pune merresh?" Mustafai i tha: "Kam qenė tregtar dhe e di kėtė punė, mirėpo tani jam i varfėr siē mė sheh dhe nuk kam me ēka tė tregtoj. Kėtu kam ardhur tė kėrkoj punė, ndoshta te ndonjė tregtar tjetėr." Nikoqiri i tha: "Si thua tė marrėsh pjesė me mua nė njė punė tė vogėl tregtare? Do tė jap njėqind dinarė sa pėr fillim, qė tė mund tė fillosh punėn, e pastaj fitimin do ta ndajm?." Pas disa ditėsh, Mustafai u kthye te nikoqiri i vet dhe i tha: "Bėra tregti dhe fitova pesėdhjetė dinarė, gjysma ėshtė juaja!" Njeriu i tha: "Bashkoja kėtė fitim parave tė tua dhe tregto me to qė tė fitosh mė shumė!" Iu kthye Mustafai tregut me plot vullnet pėr punė. Frika nga vafėria ishte larguar, ndaj nuk e shikonte jetėn ashtu zi si mė parė. Allahu jep dhe Allahu ndalon. Allahu e shpėtoi nga varfėria kur e kishte mė sė vėshtiri, prandaj punonte pandėrprerė e gjuhėn dhe zemrėn e vet vazhdimisht e pėrdorte q? ta madhėrojė dhe falėnderojė Alla-hun xh.sh. Dinte ta tregonte falėnderimin e thellė ndaj nikoqirit tė tij pėr ndihmėn e dhėnė. U kthye kur kaluan disa javė dhe i dha gjysmėn e fitimit. Njeriu i tha Mustafasė: "Shiko shoku im, tani do tė tė them diēka pasi e arrite qetėsinė dhe rehatinė e zemrės sate." Mustafai pyeti: "Ēfarė do tė mė thuash, o vėlla?" Njeriu i tha: "A tė kujtohet qė e ke humbur kuletėn e tė hollave?" Ky iu pėrgjigj: "Po, mė kujtohet, kurrė nuk do ta harroj kėtė!" Njeriu tha: "Tė pata pyetur se a mund tė ma pėrshkruash kuletėn e ti e bėre kėtė." Mustafai tha: "Po, kėtė e pata bėrė atė natė kur isha duke qarė!" Njeriu shkoi tek njė arkė e zbukuruar dhe nxori njė kuletė: "A ėshtė kjo kuleta juaj?" Mustafai mori frymė me vėshtirė si dhe gati sa nuk i doli shpirti kur e pa kuletėn e tij. Nga gėzimi dhe tronditja humbi vetėdijen. Kur erdhi nė vete, i tha njeriut: "Pashė Allahun, ku e gjetėt?" Njeriu iu pėrgjigj: "E kam gjetur para dhjetė vjetėsh nė rrugė pėr nė haxh. I thashė njė njeriu qė tė bėrtiste me zė, kush e ka humbur kuletėn, mirėpo askush nuk u paraqit, prandaj e mora qė ta ruaj duke iu lutur Allahut xh.sh. qė tė mė ndihmojė nė gjetjen e pronarit tė kėsaj kulete. Unė nuk ha haram. E falėnderoj Allahun, i Cili tė ka dėrguar nė kėtė qytet dhe ma ka mundėsuar tė ta kthej kuletėn kur ke pasur mė sė tepėrmi nevojė pėr tė holla! Kėto para janė fituar hallall. Merre kuletėn tėnde dhe paratė qė i fitove mė parė, ngase t'i kam dhėnė njėqind dinarė nga kuleta jote!" Mustafai e falėnderoi atė njeri pėr ēdo gjė qė kishte bėrė, si dhe e luti Allahun xh.sh. qė t'a ndihmonte edhe mė shumė pėr shkak tė fisnikėrisė dhe sinqeritetit tė tij. Jeta pėrsėri u ringjall te Mustafai dhe familja e tij: "Bota e muslimanėve ende ėshtė plot me mirėsi dhe sinqeritet, kur ka ende tė tillė si ju. Allahu i sprovon krijesat e Tij. Mė duket sikur Allahu jua kishte dhėnė nė amanet kėto para, qė tė mund tė m'i ktheni atėherė kur tė kem mė sė tepėrmi nevojė pėr to." Atėherė lexoi nga Kur'ani i Nderuar: "Dhe ata tė cilėt kujdesen pėr amanetet e besuara atyre dhe pėr obligimet e veta. Dhe ata tė cilėt lutjet e tyre i kryejnė me kohė, ata janė pasardhės tė denjė, tė cilėt do ta trashėgojnė xhenetin; ata do tė jetojnė pėrgjithmonė nė tė." InshaAllah.
    avatar
    xemi
    WebMaster
    WebMaster

    Male Numri i postimeve : 608
    Localisation : Basketboll
    Registration date : 18/03/2007

    Re: Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshiruesit!

    Mesazh nga xemi prej Wed Oct 17, 2007 10:57 am

    MĖSIME NGA KULETA E HUMBUR

    1. Tregtari musliman ėshtė i detyruar ta falėnderojė Allahu xh.sh. dhe tė kapet fuqishėm nė fenė e Allahut, Islamin, e pasuria assesi nuk mund tė jetė zėvendėsim pėr Islamin. Mustafai, ndonėse tregtar, nuk ishte mendjemadh.

    2. Kur muslimanin e godet ndonjė fatkeqėsi (rast vdekjeje) duhet tė thotė: "Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhiun." (Ne jemi tė Allahut dhe tek Ai do tė kthehemi). Mustafai kėshtu veproi kur iu fundos anija dhe kur iu vranė tė dy djemtė.

    3. Pasuria dhe shėndeti mund t'i shkojnė muslimanit pėr njė ditė, siē i ndodhi Mustafasė, kur ai u bė i varfėr, pasi ishte i pasur.

    4. Allahu xh.sh. ndonjėherė i sprovon muslimanėt me fatkeqėsi, qė tė shohė se a do tė jenė ata tė durueshėm apo jo. Mustafai ishte i durueshėm, duke shpresuar nė shpėrblimin e Allahut xh.sh.

    5. Gruaja - muslimanja duhet tė jetė e durueshme dhe duhet t'i ndihmojė burrit tė saj qė t'i kalojė mė lehtė problemet jetėsore, tė mos e lėrė atė tė vetmuar, por ta kėshillojė dhe ta nxisė qė tė jetė mė i durueshėm, siē veproi gruaja e Mustafasė kur i vdiqėn fėmijėt.

    6. Shitėsi duhet t'u falė borxhet aq sa mundet tė varfėrve dhe skamnorėve, kur tė blejnė diēka nga ai, siē veproi shitėsi i qumėshtit me Mustafanė.

    7. Muslimani duhet t'i lutet Allahut xh.sh. sa mė shumė, e sidomos nėse e godet ndonjė e keqe.

    8. Muslimani duhet ta pėrcjellė gjendjen e vėllezėrve tė vet muslimanė dhe t'u ndihmojė atyre tamam si njeriu qė dėgjoi natėn zėrin e vajit tė Mustafasė, dhe e pastaj e gostiti atė nė shtėpinė e tij.

    9. Muslimani ėshtė i besueshėm dhe nuk e harxhon mallin e huaj, edhe nėse e ka nė duart e veta atė mall. Kėshtu veproi njeriu i besueshėm qė gjeti kuletėn e Mustafasė.

    10. Muslimani nuk e humb shpresėn nė mėshirėn e Allahut xh.sh. e ndonjėherė fatkeqėsia zgjat shumė e pastaj ndėrpritet, si Mustafai i varfėr, i tėri nė sprova dhe nė fund u bė pėrsėri i pasur me begatitė e Allahut xh.sh

    Sponsored content

    Re: Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshiruesit!

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Sat Dec 16, 2017 6:48 pm