WELCOME

www.tonyy.the-up.com


    Naim Frashėri(1846-1900)

    Share
    avatar
    BULi-x
    WebMaster
    WebMaster

    Numri i postimeve : 820
    Registration date : 03/05/2007

    Naim Frashėri(1846-1900)

    Mesazh nga BULi-x prej Fri Oct 19, 2007 7:41 am

    Naim Frasheri lindi ne 25 Maj 1846, ne Frasher te Permetit, ku bėri mesimet fillore dhe nisi te mesonte persishten pranė teqese bektashiane. Me 1865, familja u shperngul ne Janine ku bashke me vellane e vogėl Samiun, mbaroi gjimnazin grek Zosimea. Beri pastaj pak muaj ne Stamboll si nenpunes i vogėl ne zyren e shtypit (1870) por iu shfaq turbekulozi dhe u kthye ne vendlindje pėr klime me te mirė. Ne fillm ishte nenpunes "te dhjetash" ne Berat dhe me pas i doganes ne Sarande. Ne kėtė periudhe bėri prova tė shkruante vjersha nėn ndikimin e bejtexhive e u dha pas vjersherimit persisht, me sukses, duke botuar me vonė edhe njė pėrmbledhje lirikash "Enderimet" (1885). Nėn ndikimin e ngjarjeve historike sidomosh Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe te veprimtarise kulturore patriotike te shoqerise se Stambollit Naim Frasheri braktisi vjersherimin persisht dhe iu kushtua letersise shqiptare. Poema e tij e pare e re ishte "Shqipėria" krijuar ne 1880 dhe botuar me 1897 ne Stamboll. Naim Frasheri ka qenė nder botuesit kryesor te revistes "Drita" e me pas "Dituria". Me 1886 botoi poemen e famshme "Bageti e Bujqesia", "Deshira E Vertete E Shqiptareve " (ne greqisht) dhe katėr libra pėr shkollat "Vjersha pėr Mesonjtoret e Para" , "E kendimit te ēunave kendonjetoreja". Me 1890 doli permbledhja e lirikave "Lulet e Veres" pastaj "Mesimet" (proza patriotike dhe te moralit) dhe "Fjala Fluturake" (vjersha) me 1894. Sė fundi, me 1898 botoi poemen e madhe epike "Historia e Skenderbeut" dhe poemen fetare "Qer Belaja" etj. Naim Frasheri vdiq ne 20 tetor 1900 ne Stamboll, ku dhe u varros. Eshtrat e tij me vonė janė sjell ne Shqipėri.


    _________________
    BASHKIMI I TROJEVE SHQIPTARE
    =The Bloody ALBOZ


    [www.ks-HacKeR.net]
    avatar
    BULi-x
    WebMaster
    WebMaster

    Numri i postimeve : 820
    Registration date : 03/05/2007

    Re: Naim Frashėri(1846-1900)

    Mesazh nga BULi-x prej Fri Oct 19, 2007 7:44 am

    Disa poezi satirike te ketij shkrimtari dhe atdhetari te madh

    Fjalėt e Qiririt

    Nė mes tuaj kam qėndruar
    E jam duke pėrvėluar,
    Qė t'u ap pakėzė dritė,
    Natėnė t'ua bėnj ditė.


    Do tė tretem, tė kullohem,
    Tė digjem, tė pėrvėlohem,
    Qė t'u ndrinj mir' e tė shihni,
    Njėri-tjatėrin tė njihni.


    Pėr ju do tė rri tė tretem,
    Asnjė ēikė tė mos mbetem,
    Tė digjem e tė qanj me lot,
    Se dėshirėn s'e duronj dot.


    Unė zjarrit nuk i druhem
    Dhe kurrė s'dua tė shuhem,
    Po tė digjem me dėshirė,
    Sa tė munt t'u ndrinj mė mirė.


    Kur mė shihni se jam tretur,
    Mos pandehni se kam vdekur;
    jam i gjall' e jam ndė jetė
    jam nė dritėt tė vėrtetė,


    Unė jam nė shpirtin tuaj,
    Mos mė kini pėr tė huaj,
    M'ėshtė falurė durimi,
    Andaj po digjem si trimi,


    Se ma k'ėnda t'u bėnj mirė,
    Tė mos mbeti n'errėsirė.
    Jakėni rreth meje rrini,
    Flisni, qeshni, hani, pini,


    Nė shpirt kam dashurinė,
    Pa digjem pėr njerėzinė,
    Lemėni tė pėrvėlohem,
    nukė dua mė tė ftohem,


    Dua ta djek trupn' e kretė
    Pėr atė zotn' e vėrtetė.
    Me zjarr ta djek mushkėrinė
    E tė tretem pėr njerinė,


    Bashkė me gėzimt tė tija
    tė vete te pėrėndia.
    Unė dua njerėzinė,
    Mirėsin' e urtėsinė.


    Nė bėhi shokė me mua,
    Nė mė doni si u dua,
    Njėri-tjetėrin nė doni,
    Tė paudhė mos punoni.


    O zėmėra fluturake,
    Qasju pakė kėsaj flakė!
    Mase krahėt t'i pėrvėlon,
    Po dhe shpirtin ta shėnjtėron.


    Unė duke pėrvėluar,
    Njerėzit i kam ndrituar.
    Kam qėnė mik me njerinė,
    Andaj i di e mė dinė.


    Gjithė tuajt' i kam parė,
    Mėm' e at' e fis e farė,
    Si tani gjithė i kam ndėr mėnt,
    Qė rrininė mė kėtė vėnt.


    Edhe sot nėr ju ata shoh,
    Se shpirtin e tyre ua njoh,
    Dhe unė si ju jam ndruar
    E jam pėrzjer' e ndryshuar,


    Pa jam bėrė shumė herė
    Zjar e uj' e balt' e erė.
    Jam njė shkėndijė pej qielli
    dhe njė drudhėzė pej dielli.


    Edhe ndėr qiej fluturonj,
    Edhe brėnda nė det qėndronj,
    Shumė herė fle nė baltė,
    Diku ndodhem dhe nė mjaltė


    Bėnem qėngj e kec i pirė,
    Lul' e bar e gjeth i mbirė.
    Dua shumė fjalė t'u them,
    Po trėmbem mos i bėnj ujem.
    E ku shkruhenė nė kartė
    Fjalėt' e gjuhėsė zjarrtė?
    --------------------------------------------------------



    Mejtimi

    Rri mejtohem shumė herė
    Tek pėrėndon yll'i zjarrtė,
    Edhe hapetė njė derė,
    Soje rrjeth njė drit' e artė.
    Retė, nga pak' e nga pakė,
    Marrėn njė tjatėr fytyrė,
    Bėnėnė tė kuqe flakė,
    E deti ndrin si pasqyrė.
    Oh! sa tė bukura janė
    Fushatė qė gjelbėrojnė,
    Qiejtė qė s'kanė anė,
    Luletė qė lulėzojnė,
    Zoqthitė qė flasin belbėr
    E fluturojnė ndė erė,
    Pyll'i veshur mė tė gjelbėr,
    Deti i qet' e i gjerė,
    Lumi qė nxjerr oshėtimė,
    Qė bubullin nėpėr male
    Dhe ikėn me fishėllimė
    Nėpėr fusha me ngadalė,
    Brigjet' e veshurė me bar,
    Me lule, me gjeth, mė fletė,
    Rrahurė n'ergjėnt edhe n'ar,
    Ahu me krye pėrpjetė!
    Mė ēdo kėnt edhe mė ēdo vis
    E mė ēdo ēuk' e ēdo brinjė
    Shoh njė plep, njė vith a lis,
    Njė qarr, njė bush, njė dėllinjė.
    Hap sytė dhe pėrqark shikonj
    Fushė, limė, brigje, male,
    Edhe tė shkuarat kujtonj
    Njė nga njė, dalengadale.
    Pėr ata qė janė ndarė
    Prej nesh, qė rrinim gjithė tok
    Edhe mė s'i kemi parė,
    Qė i patmė shpirt edhe shok,
    Zėmėra mė pėrvėlohet
    Edhe them vallė ē'u bėnė,
    Kur shoh qė koha po ndrrohet
    Dhe tė mugėtit ka rėnė,
    Po rrjeth nėpėr hapėsirė
    Edhe sa vete po shtohet,
    Lint nata me errėsirė,
    Dheu e qielli ndryshohet.
    Kėshtu rrotullohet moti,
    Yjt' e hėna sytė hapin
    Dhe pas nomit q'u vu Zoti
    S'rrinė, po gjithėnjė ēapin.
    Lumi me njė psherėtimė
    Ikėn edhe vete nė det,
    Dėgjohet njė bubullimė,
    Qė pėrhapetė pėrmbi dhet.
    Duke shkuar dit' e net,
    E duke ndėrruarė moti,
    Vemi si lumi nė det,
    Nga Zoti, prapė te Zoti.
    ---------------------------------------------


    Mejtimi

    Rri mejtohem shumė herė
    Tek pėrėndon yll'i zjarrtė,
    Edhe hapetė njė derė,
    Soje rrjeth njė drit' e artė.
    Retė, nga pak' e nga pakė,
    Marrėn njė tjatėr fytyrė,
    Bėnėnė tė kuqe flakė,
    E deti ndrin si pasqyrė.
    Oh! sa tė bukura janė
    Fushatė qė gjelbėrojnė,
    Qiejtė qė s'kanė anė,
    Luletė qė lulėzojnė,
    Zoqthitė qė flasin belbėr
    E fluturojnė ndė erė,
    Pyll'i veshur mė tė gjelbėr,
    Deti i qet' e i gjerė,
    Lumi qė nxjerr oshėtimė,
    Qė bubullin nėpėr male
    Dhe ikėn me fishėllimė
    Nėpėr fusha me ngadalė,
    Brigjet' e veshurė me bar,
    Me lule, me gjeth, mė fletė,
    Rrahurė n'ergjėnt edhe n'ar,
    Ahu me krye pėrpjetė!
    Mė ēdo kėnt edhe mė ēdo vis
    E mė ēdo ēuk' e ēdo brinjė
    Shoh njė plep, njė vith a lis,
    Njė qarr, njė bush, njė dėllinjė.
    Hap sytė dhe pėrqark shikonj
    Fushė, limė, brigje, male,
    Edhe tė shkuarat kujtonj
    Njė nga njė, dalengadale.
    Pėr ata qė janė ndarė
    Prej nesh, qė rrinim gjithė tok
    Edhe mė s'i kemi parė,
    Qė i patmė shpirt edhe shok,
    Zėmėra mė pėrvėlohet
    Edhe them vallė ē'u bėnė,
    Kur shoh qė koha po ndrrohet
    Dhe tė mugėtit ka rėnė,
    Po rrjeth nėpėr hapėsirė
    Edhe sa vete po shtohet,
    Lint nata me errėsirė,
    Dheu e qielli ndryshohet.
    Kėshtu rrotullohet moti,
    Yjt' e hėna sytė hapin
    Dhe pas nomit q'u vu Zoti
    S'rrinė, po gjithėnjė ēapin.
    Lumi me njė psherėtimė
    Ikėn edhe vete nė det,
    Dėgjohet njė bubullimė,
    Qė pėrhapetė pėrmbi dhet.
    Duke shkuar dit' e net,
    E duke ndėrruarė moti,
    Vemi si lumi nė det,
    Nga Zoti, prapė te Zoti.

      Ora ėshtė Sun Oct 22, 2017 3:27 pm