WELCOME

www.tonyy.the-up.com


    Haki Stėrmilli(1895-1953)

    Share
    avatar
    BULi-x
    WebMaster
    WebMaster

    Numri i postimeve : 820
    Registration date : 03/05/2007

    Haki Stėrmilli(1895-1953)

    Mesazh nga BULi-x prej Fri Oct 19, 2007 7:47 am

    Haki Stėrmilli

    Midis tė paktėve prozatorė tė letėrsisė sė periudhės sė Pavarėsisė, Haki Stėrmilli ndonėse jo mė i shquari u bė njė nga mė tė njohurit me romanin "Sikur tė isha djalė". Haki Stėrmilli lindi nė Dibėr tė Madhe mė 1895. Pasi mbaroi gjimnazin e Manastirit i ushqyer me idetė e Rilindjes, ai u mor me veprimtari atdhetare. I detyruar nga mizoritė e shovinizmit serb, ai largohet nga vendlindja dhe vendoset me gjithė familjen nė Shqipėri. Mė 1920-24 mori pjesė nė lėvizjen demokratike shqiptare dhe u zgjodh sekretar i shoqėrisė "Bashkimi" pas vrasjes sė Avni Rustemit. Pas dėshtimit tė Revolucionit tė Qershorit Stėrmilli si shumė demokratė shqiptarė iku jashtė vendit.
    I ngarkuar me detyra politike, Haki Stėrmilli shkoi nė Jugosllavi, po aty u arrestua nga autoritetet serbe dhe iu dorėzua qeverisė sė Zogut, qė e dėnoi me burgim. Pas pushtimit tė vendit nga fashistėt ai u hodh nė lėvizjen nacional-ēlirimtare dhe u bė kryetar i Frontit Antifashist Nacionalēlirimtar tė qarkut tė Dibrės. Pas luftės ai u zgjodh deputet i Kuvendit Popullor dhe punoi si drejtor i Biblotekės Kombėtare. Vdiq nė vitin 1953.

    Veprimtaria letrare:

    Veprimarinė letrare Stėrmilli e filloi si tregimtar dhe dramaturg. Nė dy dramat e para ai trajtoi probleme tė lėvizjes atdhetare shqiptare tė krahinės sė Dibrės. Mė 1936 ai botoi ditarin "Burgu" qe e kishte mbajtur gjatė kohės qė ishte i arrestuar. Po atė vit botoi veprėn e tij mė tė mirė, romanin "Sikur tė isha djalė", qė e bėri atė menjėherė tė njohur.
    Mė pas shkroi edhe njė sėrė veprash tė tjera tė cilat mbetėn dorėshkrim. Midis tyre mund tė pėrmendim ditarin e mbajtur gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare "Shtigjet e lirisė" dhe romanin "Kalorėsi i Skėnderbeut", botuar pas Luftės. Po sidoqoftė, kėto vepra janė nėn nivelin e romanit "Sikur tė isha djalė" dhe nuk patėn shumė jehonė.
    "Sikur tė isha djalė", nė vitet `30 nė Shqipėri, nė kuadrin e lėvizjes demokratike u zhvillua edhe lėvizja pėr emancipimin e gruas shqiptare. Problemi i prapambetjes, i marrdhėnieve patriarkale, konservatore nė shoqėrinė shqiptare, i mungesės tė sė drejtave tė gruas, i jetės tragjike tė saj, u trajtua mjaft nė letėrsi dhe nė shtyp.


    _________________
    BASHKIMI I TROJEVE SHQIPTARE
    =The Bloody ALBOZ


    [www.ks-HacKeR.net]
    avatar
    BULi-x
    WebMaster
    WebMaster

    Numri i postimeve : 820
    Registration date : 03/05/2007

    Re: Haki Stėrmilli(1895-1953)

    Mesazh nga BULi-x prej Fri Oct 19, 2007 7:50 am

    Sikur tė isha djalė(Analiza e veprės)

    Romani "Sikur tė isha djalė" ishte njė jehonė e kėsaj lėvizjeje shoqėrore dhe njė nga veprat ku ajo u pasqyrua mė gjerė e nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė.
    Romani ka formėn e njė ditari, tė mbajtur nga personazhi kryesor i tij, vajza e re, Dija. Nėpėrmjet shėnimeve tė saj lexuesi njihet me jetėn e pėrditshme tė njė familjeje tė zakonshme qytetare shqiptare, ku ndihet edhe prapambetja e theksuar shoqėrore, edhe pozita e mjeruar e gruas nė familje, e cila duhet tė bėjė njė jetė tė mbyllur brenda mureve tė shtėpisė e sipas ligjeve patriarkale. Bota shpirtėrore, ndjenjat dhe dėshirat e saj duhet tė ndrydhen e tė shuhen, ndryshe shfaqja e tyre shkakton skandal nė familje dhe nė shoqėri. Pėr sa kohė jeton nė familjen e saj, duhet tė vendosė pėr gjithēka babai, e kur tė martohet, tė vendosė burri. Kėshtu, ajo ėshtė njė skllave, qė duhet tė lindė fėmijė tė cilėt do tė bėhen pėrsėri viktimė e kėtyre ligjevetė egra sunduese nė shoqėrinė shqiptare tė viteve `30. Dija, ashtu si qindra e mijėra vajza, vuan nga kėto ligje tė egra, qė nuk pyesin pėr ndjenjat, pėr dashurinė e pėr dinjitetin e saj. Por nė dallim nga ato, ajo nuk do tė nėnshtrohet, nuk do tė mbysė gjithēka qė pėr tė ėshtė e shenjtė dhe nis tė kundėrvihet. Kundėrvėnia ndaj rregullave e ligjeve patriarkale fillon qė me dėshirėn e saj pėr tė vajtur nė shkollė, me pėrpjekje pėr tė zgjeruar kulturėn nėpėrmjet librave, me protestėn pėr tė mos u mbuluar me ferexhe etj. Dashuria pėr Shpendin, tė cilin e njohu rastėsisht te shoqja e saj, megjithse duket sikur ia zbukuron e ia pasuron jetėn e mjerė prej jetimeje e prej vajzė tė mbuluar me ferexhe, kthehet nė njė tragjedi pėr tė. Nga njėra anė dashuria e saj bėhet tepėr dramatike pėr shkak tė fanatizmit tė egėr, izolimit brenda mureve tė shtėpisė, nga ana tjetėr , mungesa e ndonjė shprese se mund tė bashkohej ndonjėherė me Shpendin nė kushtet kur pėr gjithēka duhet tė vendoste i ati, i cili as qė mendon se vajza mund dhe duhet tė ketė ndjenjat dhe dėshirat e saj qė duhen nderuar. Vendimi i tij pėr ta martuar Dijen me njė burrė tė moshuar, sepse ėshtė tregtar i pasur, e shkatėrron pėrfundimisht jetėn e saj.
    Gjithnjė e hajthme, e dobėt, e trishtuar, e zhytur nė mendime tė zymta e munduar nga pamundėsia pėr t'u takuar me tė dashurin e saj Shpendin, dhe me parandjenja se gjithēka do tė pėrfundonte keq, e fyer vazhdimisht nga njerka e saj, e fyer nga i ati, e papėrfillur dhe e pėrbuzur nga shoqėria, ajo sėmuret rėndė nga turbekulozi dhe vdes, pak kohė pasi e kanė martuar me pėrdhunė. Edhe pėrpjekjet e disa njerėzve me pikpamje pėrparimtare tė fisit tė saj, edhe pėrpjekjet e Shpendit pėr ta rrėmbyer e pėr tė kur nga Shqipėria dėshtojnė. Fati i ēdo vajzė ishte pėrcaktuar; nėnshtrimi dhe bindja ndaj ligjeve patriarkale, mbytja e dėshirave dhe e dashurisė, ndryshe e priste turpėrimi dhe asgjėsimi fizik. Por kjo kundėrvėnie tragjike e humbet, deri diku, forcėn e saj pėr shkak tė disa dobėsive artistike tė romanit siē janė p.sh. mendimet e zgjatura, arsyetimet moralizuese; qė janė dhėnė nga pozita sentimentale e jo realiste, tė cilat shpesh zėvendėsojnė veprimin konkret tė personazheve me ankime, psherėtima etj. Megjithatė vepra, sidomos nė kohėn kur doli, e tronditi opinjonin publik dhe pati njė jehonė tė madhe te lexuesi shqiptar, pasi heroina e tij tregohet e vendosur nė luftėn e vet kundėr botės sė vjetėr, kundėr normave etiko-morale tė saj, pavarėsisht se nuk arrin dot dhe s'kishte se si, nė mėnyrė individuale, tė gjentė njė rrugėzgjidhje pėr njė problem aq tė rėndėsishėm shoqėror. "Duhet tė luftojmė nė daēim tė rrojmė si njerėz" - shkruan ajo nė ditarin e saj. Por dihet qė kundėrvėnia individuale ndaj shoqėrisė ėshtė gjithmonė dramatike ose tragjike. Asnjė mjet, asnjė motiv qė sjell autori nė vepėr, nuk e shpėton dot. As largimi nga vendi. Kritika ka pohuar disa herė qė autori nuk arrin tė sjellė njė zgjidhje tė drejtė me arratisjen e Dijes dhe Shpendit jashtė vendit. Po, nė tė vėrtetė, ky nuk ėshtė njė gjykim i saktė. Autori pikėrisht duke sjellė dėshtimin e kėsaj pėrpjekjeje, i tregon lexuesit se s'mund kurrėsesi qė kjo tė jetė zgjidhja. Ky motiv ėshtė ndoshta nga mė realistėt nė roman. Jo ikja nga e keqja, po pėrplasja e lufta me tė mund tė sjellin ndryshime nė ligjet dhe opinjonin e egėr e tė prapambetur shoqėror.
    Dija ėshtė personazhi mė i realizuar nė roman, me njė botė tė bukur shpirtėrore, me njė psikologji tė qartė dhe natyrė tėrheqėse. Ajo i kundėrvihet krejtėsisht mjedisit ku u rrit dhe demaskon gjithė mėnyrėn e organizimit tė jetės familjare e shoqėrore shqiptare.
    Personazhet e tjera si Shpendi, Irena, babai, njerka etj., janė mė tepėr skicime.
    Proza e Stėrmillit ka tiparet e njė proze sentimentale me meditime tė shumta e pėrshkrime tė imta tė vuajtjeve e tė dashurisė, po edhe me shprehje moralizuese e deklarime retorike, tė cilat i japin asaj ngjyra pak artificiale dhe mangėsi nė zbėrthimin psikologjik tė personazheve. Megjithatė, aty ka mjaft ndjenjė e dhembje tė sinqertė, gjė qė e tėrheq lexuesin. Kėto tipare lidhen, nė radhė tė parė me natyrėn artistike tė Stėrmillit si shkrimtar sentimental. Po, duke qenė se ato ndihen edhe nė disa prozatorė tė tjerė tė viteve `20-`30 si Postoli, Grameno, deri diku edhe te Spase etj., mund tė themi se janė edhe tipare tė prozės sonė ende tė dobėt, e cila nė kėtė kohė megjithėse pėrpiqet tė trajtojė probleme shoqėrore tė rėndėsishme tė realitetit shqiptar, mbeti sentimentale.

      Ora ėshtė Sun Oct 22, 2017 3:25 pm