WELCOME

www.tonyy.the-up.com


    B*u*shtra", nga Artan Gjyzel Hasani(Roman)

    Share
    avatar
    xemi
    WebMaster
    WebMaster

    Male Numri i postimeve : 608
    Localisation : Basketboll
    Registration date : 18/03/2007

    B*u*shtra", nga Artan Gjyzel Hasani(Roman)

    Mesazh nga xemi prej Wed Nov 28, 2007 3:12 pm

    PROLOGU

    Kurre nuk me kish shkuar ndermend qe nje leter lamtumire do ta ndryshonte jeten time ne ate menyre qe me pas do t'i shkonte per shtat nje njeriu te panjohur, aq te ndryshem nga une, nje njeriu qe koha e tregoi se sidoqofte, jetonte diku brenda meje, edhe pse aq i panjohur nga une. Kisha marre edhe here te tjera letra lamtumire, por ato s'kishin qene gje tjeter, vecse epilogu i dashurive te mbaruara. Epilogu qe gjithmone me kish cuar ne prologun e ri te rradhes aq lehte e aq shkujdesur.
    Kane kaluar shume kohe qe nga dita e asaj letre elokuente dhe sot e besoj qe gjithshka qe ndodhi me pas, ishte pasoje e natyrshme e rreshtave te saj.
    Po te mos kish ekzistuar ajo leter, ndoshta, ju kurre s'do ta mesonit kete histori te pabesueshme, por te vertete, te dy njerezve qe e tjetersuan njeri - tjetrin aq shume, saqe ne ditet ne vazhdim, nuk e njihnin me veten e tyre dhe ajo qe eshte e sigurte, do te shqetesoheshin se tepermi nese do te gjenin tek shembelltyrat e tyre te tjetersuara, dicka qe do t'iu kujtonte origjinalin e tyre te harruar
    avatar
    xemi
    WebMaster
    WebMaster

    Male Numri i postimeve : 608
    Localisation : Basketboll
    Registration date : 18/03/2007

    Re: B*u*shtra", nga Artan Gjyzel Hasani(Roman)

    Mesazh nga xemi prej Wed Nov 28, 2007 3:15 pm

    PJESA E PARE

    Deri ne castin kur njoha autoren e letres magjike kisha pasur ne marredheniet e mia erotike me teper deshtime, se sa suksese. Suksese te deshtuara. Deshtime te suksesshme.
    Ne jeten dhe shtratin tim kishin kaluar me dhjetra femra. Nje pjese me veshtiresi ua kujtoja emrat me vone. Nje pjese nuk ua kujtoja dot fytyren . Nje pjese nuk ua mesova kurre ngjyren e syve apo bindjet politike qe mund te kishin.
    Por te gjitha ato me kishin mesuar nje gje: une kisha aftesi te vecante per te zgjedhur pikerisht femra qe do te me benin te palumtur, sepse thjeshte nuk mund te me benin te lumtur.
    E verteta kish qene se une asnjehere nuk kisha pretenduar te lumturohesha nga ato, por te pakten te mos me zhgenjenin shpejt ne ate ndjenje kalimtare qe lidh dy te panjohur, te njohur rasti.
    Kur shikoja veten ne pasqyre, ishte e pamundur te mos ndizja nje e te bija ne mendime duke pare ate qe pasqyra nuk e reflektonte dot, por qe une e shihja:jeten time. Rreth te dyzetave, pa profesion, i papune, pa asnje dysh ne xhep, autor i disa librave dhe i shume doreshkrimeve te mbetura sirtareve jo vetem pse nuk kisha para per t'i botuar, por as vullnetin e duhur per te bredhur pas botuesve me shprese qe t'i bindja per talentin tim.
    Vetem nje njeri ne bote nuk kishte dyshuar kurre talentin tim letrar. Ky njeri sigurisht isha une. Asnjera nga te dashurat e mia nuk kish pasur durimin te lexonte deri ne fund ndonje tregim timin apo nje poezi. Kisha qene femra praktike: koha ne te cilen ato zhvisheshin para meje kish qene gjithmone me e vogel se koha e leximit te nje poezie. Dhe koha kishte aq shume vlere ne ato vite, saqe njerezia e perdornin vec per dy qellime, per te fituar sa me shume para dhe per te koleksionuar sa me shume seks. Ne kete kendveshtrim askush nuk mund ta keqtrajtonte kohen dhe morine e casteve duke e shpenzuar per leximin e ndonje poezie. Bota kishte evoluar aq shume saqe artistet tashme klasifikoheshin ne kategorine e dembeleve dhe te te pazoteve menjehere pas pensionisteve.

    Ne keto rrethana kisha njohur Donen. Sapo kisha gjetur pune ngjitur me sallonin e saj te bukurise. Ne ditet e para pothuajse nuk ia kisha varur fare. Me kish dhene pershtypjen e nje femre "pa leng" dhe disi te ftohte. Nuk pershendeste askend. Nuk fliste me asnjerin nga fqinjet tane te punes. Me shume pershtypje me kishin here grate qe frekuentonin sallonin e saj: hynin si monstra te shpelara dhe dilnin shpesh me nje look qe edhe ne zemerngushtesine me te madhe mund ta quaje terheqes.
    Nje dite Dona s'po mundte te hapte qepenet. E provuan disa nga fqinjet por nuk munden ta hapnin ate brave. Nje veshtrim i saj drejt meje me shtyu ta provoja edhe une ate celes qe po kalonte i pafat dore me dore. Ne fraksion te sekondes me kishin ardhur ndermend Ulisi, Penelopa, pretendentet dhe harku i famshem.
    Qe ne ate cast, ne menyren me te cmendur instiktive e kisha ndjere qe me ate grua do te niste nje pervoje e re ne fushen e lashte te erosit. Ai celes kish hapur jo vetem braven, por edhe mundesine e nje falenderimi bujar qe e zonja e celesit ma kish falur teper shpenguar.
    Te nesermen ne mengjez ishim shkembyer ne sheshin e vogel para dyqaneve dhe nuk ishim pershendetur. Duhet te them se ne gjithe ndertesen e dyqaneve tona Dona ishte e vetmja femer. Te tjeret ishin meshkuj, mesa dukej, shumica harbute dhe te pasjellshem.
    Kisha ndaluar hapat para saj dhe i kisha thene: " Te pakten nje "miremengjez" s'ka arsye te mos e themi!" Kish buzeqeshur, me kish pershendetur dhe kish hyre ne sallonin e saj. Diten tjeter kish ridodhur dicka e papritur qe si katalizator i kish pershpejtuar ato gjera qe kishin filluar" te ngacmonin rutinen e jetes sime. Nje e njohura ime kish shkuar "per t'u zbukuruar, sic u shpreh vete ajo, tek Salloni. Kishte nen sqetull te vetmin liber qe une do te deshiroja te mbante ne ato caste: nje librin tim me poezi.
    Pas nja gysem ore mikesha ime kish dale e zbukuruar, por pa librin tim ne duar. E kish mbajtur Dona qe ishte habitur pa mase qe ai fqinj i vrenjtur dhe indiferent na qenkesh poet. Nuk isha habitur aspak kur pas disa oresh ne dyqanin ku punoja, mes klienteve kisha dalluar koken bjonde te Dones. Kish shqiptuar te plote emrin tim dhe me kish uruar " shume poezi te bukura, bravo!". Ishte larguar duke i lene klientet e mi te habitur per dy gjera, per pranine e saj femerore ne ate dyqan ku zakonisht hynin vetem shofere te nevrikosur dhe per faktin se une shkruaja libra.

    Po ate pasdite ndersa kisha qene i mbeshtetur tek porta, kisha verejtur se te njejten gje po bente edhe Dona. "Deshiron te lexosh ca tregime te miat?". "Me kenaqesine" me te madhe nese do te jene ne nivelin e poezive." Pas gjysem ore tregimet e mia ishin ne duart e saj. Ate nate me kish dale gjumi disa here duke menduar jo vetem se cfare pershtypjesh do t'i benin tregimet Dones, po edhe vete jeta ime qe tregohej ne to. Te nesermen kish qene e diele. Edhe pse ishte mengjez heret salloni ishte hapur. Ndersa po hapja drynat e shumte, ne porten ngjitur ish shfaqur Dona. Me buzeqeshjen e saj. Me pershendetjen e saj. Me veshtrimin e saj. Instiktivisht isha drejtuar per nga ajo. "I lexova per gjithe naten. Shume te bukur, vecanerisht "E PAPERBALLUESHMJA" dhe "Muzgje te ngrira".
    E kisha kuptuar pse-ne. I pari bente fjale per nje grua te vetmuar dhe te braktisur. Me sa dukej si Dona. I dyti fliste per nje pjese te drames se jetes sime, per femijen tim pa nene. Ne pak fjale qe shkembyem mora vesh qe Dona kish studiuar per letersi, gje qe me habiti disi por me shume me kenaqi: per here te pare po ndodhte qe te lexonte shkrimet e mia femra qe mund te behej e imja nga casti ne cast. Nuk e di se si kish rene fjala tek martesa dhe e kisha pyetur: "A kishte shume njerez ne martesen tende?" " Pak, shume pak".
    "Ne te dyten do te kete me shume", kisha folur une, pa e ditur qe me ato fjale e kisha vendosur Donen perfundimisht ne anen time. Me pas kish ardhur ajo dite e hene kur une e kisha ndjere se pasketaj ditet dhe netet e mia
    do te ishin te gjitha te hena.
    Pra, ate" te hene ajo kish hyre ne dyqanin ku une punoja dhe me kish zgjatur doren:
    "Miremengjez!".
    E kisha perqafuar sikur ta njihja prej vitesh.Dhe e kisha puthur lehte diku prane kendit te buzeve te saja te trasha, me te emblat ne bote.Njekohesisht kisha ndjere nje shterngim te dores qe nuk do ta harroja kurre - vete dashuria kalonte ate cast ne ate shterngim gishterinjsh.
    E kujtoja shpesh me vone ate shterngim ne castet kur dyert e komunikimit
    mes nesh kishin nisur te mbylleshin nga stuhi te forta zhgenjimi, sidoqofte jo me te forta se kujtimi i atij shterngimi. Pra ate te hene kish nisur ajo histori
    dashurie qe do ta vuloste per jete te ardhmen time dhe te Dones
    avatar
    xemi
    WebMaster
    WebMaster

    Male Numri i postimeve : 608
    Localisation : Basketboll
    Registration date : 18/03/2007

    Re: B*u*shtra", nga Artan Gjyzel Hasani(Roman)

    Mesazh nga xemi prej Wed Nov 28, 2007 3:15 pm

    Ate nate dolem per here te pare sebashku rrugicave te erreta. Si dy dashnore. Puthjet e para. Fjalet e para pas puthjeve, qe po te pershkruhen e humbasin magjine dhe intensitetin e ndjenjes qe percojne. Ne te vertete jane fjale teper te zakonshme po t'i thuash ne ndonje ambient tjeter me ze te larte. Takoheshim cdo dite, cdo mengjez, cdo ore te dites dhe pastaj vinte muzgu i cili sigurisht qe ishte prona jone magjike.
    Papritur "femra pa leng" ishte shnderruar ne shtojzovalle. Ndryshoi aq shume, aq shpejt sa qe te gjitheve perreth u ra ne sy ndryshimi i saj i papritur.
    Ishte si e dehur nga prania ime ne jeten e saj. Nuk ecte, por vallezonte. Nuk vallezonte, por fluturonte. Nje ndryshim qe te tjeret vetem e shikonin, ndersa une e prekja, e ndieja, e frymemerrja cdo cast.
    Nje nate me kish pyetur nese pija alkol. "Duhan pi shume, alkol pothuajse fare. Po perse me pyet?"
    Me kish veshtruar me syte e medhenj dhe me kish thene shkurt: "Im shoq pi shume."

    O Zot, sa e kam kuptuar ne ate cast! Nje grua fatkeqe e denuar me
    mosvemendje nga bashkeshorti i saj, nje femer aq e re e braktisur ne fatin e saj te zi.
    Nuk ishte romantizimi poetik i aventures ajo gje qe ine bente ta kuptoja ate cast. Ishte dicka tjeter, me e brendshme dhe me e thelle se romantizmi roze i asaj qe duket. Ishte dicka tjeter, ndoshta ne gjyre gri te erret, dicka qe
    ndjehej jo nga pesha, por nga mungesa e peshes, nga boshlleku.
    E dija qe pesha me e rende per shpirtin e njeriut eshte pikerisht boshlleku, pesha e tij. A nuk isha edhe une nje i vetmuar qe deri ne ato caste nuk beja pjese ne shqetesimet e dikujt?
    Ate nate, per here te pare gjate njohjes sone, kisha ndjere dhimbje, shume dhimbje per te. Ate nate ajo grua e re kishte krijuar tek une imazhin e gruas fatkeqe qe kerkon nje fillim te ri. Ishte i njejti imazh qe me vone me ktheu ne
    viktime te tij.
    Por nuk kishte ndryshuar vetem Dona. Kisha ndryshuar edhe une nga prania e saj ne ate qe une e quaja jeta ime. Me sakte, kisha harruar tere jeten time te meparshme dhe isha i bindur qe jeta ime e vertete fillonte pikerisht nga emri Dona.Cdo gje lidhej me ate emer dhe me krijesen hyjnore qe mbante ate emer. Mengjezi, mesdita, darka dhe mbremja, muzgu dhe perendimi, deti dhe qielli, rruget dhe rrugicat anonime moren emrin e saj. Qyteti kishte vetem nje emer qe une e peshperisja ne gjumezgjimin tim te pernatshem: DONA.
    Profesioni im quhej Dona. Puna ime ishte Dona. Qellimi i jetes sime quhej Dona. Enderra dhe realiteti im ishin vulosur nga emri i saj dhe emri i saj nga ajo vete.
    Per jave te tera dashuria jone endej e pastrehe ku te mundej. Takoheshim kudo, kurdo, pa menduar qe ne kete planet kishte edhe banore te tjere te cilet sigurisht nuk ishin as te verber e as shurdhememece.
    Brenda dy javeve te para pothuajse e gjithe lagja ku punonim e kish mesuar qe dy te cmendur kishin shumezuar me zero gjithshka tjeter te kesaj bote, natyrisht, edhe banoret kureshtare te lagjes.
    Nje dite nje i njohuri im me kish thene qe nese do te vazhdonim me kete ritem dhe intensitet takimesh, shume shpejt do te hynim ne folklor.
    "Jo ne folklor, miku im, jo! Ne mitologji te na fusin, se perendite atje hyjne!", kish qene pergjigja ime qe e kish lene te shokuar te njohurin dashamires.

    A nuk ishte e vertete qe une dhe Dona ishim dy perendi per njeri-tjetrin? Kjo gje na mjaftonte per te falenderuar parreshtur ate cast fatlum qe na kish bere dashnore te vertete, nje specie aq e rralle ne ditet tone. Por ne ndryshim nga dashnoret klasike te cilet zakonisht shqetesohen se bota nuk mund ta kuptonte dashurine e tyre, neve nuk na interesonte fare nese bota e kuptonte, e keqkuptonte apo e mirekuptonte ndjenjen tone cmendake.
    Ne djall te shkonte bota dhe miratimi qe ne caste zemergjeresie ajo mund t' i falte dashurise sone! Bota! Valle a kishte bote tjeter vec asaj qe quhej Dona?

    Kishim nje muaj qe ishimbashke dhe akoma nuk kishim kryer aktin e zakonshem seksual, por dukej sikur mund te vazhdonim lidhjen tone acide edhe nje shekull te tere, pa na rene ne sy mungesa e atij akti te thjeshte mekanik. Puthjet tona, perkedheljet tona, shterngimet e dy trupave tane ne ate perqafim te fshehte nen dritat e ndonje makine qe na sperkaste me balte atyre rrugicave te erreta e te pista, te gjitha keto pra, na zhysnin ne orgazma me te fuqishme se ato te mishit. Ishin orgazmat e shpirtit, ku cdo cast ne digjnim uret e padjegura qe koha i kish lene tek ne si deshmi te kotesise qe kish vrare te kaluarat tona.
    Edhe vete veshtrimet tona ishin akte seksuale te njepasnjeshme qe ne ia falnim njeri-tjetrit ne sy te gjithe botes e cila nga ana e saj na falte nje vemendje dashakeqese qe i ngjante perpjekjes per masturbim qe kryente nje eunuk i tredhur jo sic duhet.
    avatar
    xemi
    WebMaster
    WebMaster

    Male Numri i postimeve : 608
    Localisation : Basketboll
    Registration date : 18/03/2007

    Re: B*u*shtra", nga Artan Gjyzel Hasani(Roman)

    Mesazh nga xemi prej Wed Nov 28, 2007 3:16 pm

    <FONT face="Comic Sans MS" color=#8b0000>Nje dite prej ditesh gjetem strehen tone. Nje apartament i boshatisur brenda te cilit ndodhej vetem nje krevat i ngushte, nje komodine dhe nje varese rrobash.
    C'nuk kane pare ato mure te bardhe?! C'nuk kane degjuar?!
    Fjalet me te embla, premtimet me te zjarrta, peshperitjet me dritheronjese, renkimet me agonike! Dashuria me delikate dhe seksi me kafsheror fituan qytetarine e nderit mbi ate shtrat te ngushte, me te gjerin ne bote! Kurre s'mund t'i harroj ato puthje. Puthjet me te gjata ne bote. Nje dite ishim puthur aq shume, saqe kur i shkeputem buzet, nuk ishim ne gjendje te flisnim apo te artikulonim as fjalen me te thjeshte qe per ne te dy ne ato kohe ishte sigurisht fjala "te dua". Gjuhet na ishin mpire aq shume, saqe nuk do te reagonin fare, ndoshta as nen ngacmimin e elektricitetit.
    Kujtoj buzet e Dones: ishin fryre qe shume dhe mavijosur aq dhunshem, sa qe dukej sikur nga casti ne cast do te plasnin dhe gjaku do te rridhte tere force nga ato mbi fytyren time. Nje dicka disi frankenshtaine por sidoqofte, nje nga realitetet e atij apartamenti magjik e ndoshta fluturues.
    Mbi ate krevat ajo me dashuronte mua, mbi ate krevat ajo tradhetonte burrin e saj. Mbi ate krevat ne takoheshim, bisedonim, benim planet e guximshme te nje te ardhmeje te perbashket. Mbi ate krevat ne qanim e qeshnim, grindeshim dhe pajtoheshim, per tu hedhur te pangopur ne krahet e njeri-tjetrit e per tu bere preja me e deshirueshme e orgazmave inkandeshente.
    Pas nje jave marredhenjesh te etheshme te perditshme kishim gjetur nje dite kohe per te biseduar e per te mesuar edhe me shume nga historite e te shkuares tone. Pasi kishte degjuar rrefimin tim, me kish puthur me dhembshuri. Ishim lakuriq dhe une gjate gjithe kohes se rrefimit kisha qene i shtrire mbi preherin e saj, duke tymosur te njepasnjeshme, te nderprera here pas here nga puthje qe i jepja nen barkun e saj, pikerisht atje ku fillonte ai oaz i deshirueshem me pyllin e tij te zi e te dendur, sic me pelqente mua te ishte.
    "Po historia jote, zemer, cila eshte?".
    Kish ndezur nje dhe kish preferuar te qendronte disi larg meje,
    mbeshtetur pas murit, me kembet e mbledhura e me mjekren te ngjeshur mbi kupat e gjunjeve.
    Ishte rritur ne nje familje hallexhinjsh, mes prinderish te ndershem, por te ashper. I jati s'e kish perkedhelur kurre, ndersa e ema ndoshta s'kish gjetur kurre kohe te lire per t'i qenduar prane si shoqe vajzes se vetme. Hallet, puna dhe perpjekjet per te mbijetuar ne ato kohe te veshtira i benin shpesh prinderit me te ashper se sa i imagjinon mendja e dlire e femijeve. Por sigurisht ajo kish qene per ta drita e syve dhe ata, ne menyren e tyre, sidoqofte ishin kujdesur qe Dones te mos i mungonte asgje. Ne vitet e gjimnazit kish qene nxenese e mire, por e ndrojtur dhe pa ndonje adoleshence te bujshme. Me pas studimet e larta dhe fejesa me nje njeri qe nuk e kish dashur kurre, pasoje e nenshtrimit ndaj vullnetit te prinderve, me idene se "dashuria do te linde kur te martohesh e te behesh nene". Ish martuar dhe kishin lindur nje femije, e vetmja dashuri e saj. Vitet e marteses kishin qene te zymte per gruan e re: familja e saj e vertete, shtepia e saj ishte bere ai sallon bukurie ku ajo djersinte dhjete ore ne dite, per te larguar sa me shume ate moment kur ajo do te ndodhej ne shtrat me ate njeri qe ajo e dinte se s'mund ta dashuronte kurre. I shoqi pinte dhe here-here e keqtrajtonte. Tek salloni dukej tri-kater here ne vit. Kish menduar se
    ky kish qene fati i saj, ndaj edhe ishte nenshtruar. Pastaj isha shfaqur une.
    "A e di ti se kur ne u takuam per here te pare, kisha rreth tre muaj pa kryer marrdhenie me tim shoq dhe ndoshta nje vit pa u puthur? A e di se sa dashuri me fal ti ne nje cast te vetem, mua nuk me kane falur tere jeten?"
    Me kish veshtruar me syte e medhenj e te trishtuar, cuditerisht pa lote, me ate perqendrim total mbi syte e mi. la kisha mbuluar syte dhe fytyren me dhjetra puthje dhe ne fund e kisha puthur ne buze, jo me epsh, por me ate lloj puthje qe njeprind i jep bebes se vet te pafuqishme. Me pas ishim
    perqafuar. Kishim mbetur ashtu per minuta te tera, pa folur asnje fjale. Kishim heshtur se bashku.
    A nuk eshte edhe heshtja nje nga magjite e plotfuqishme te dashurise?

    Neteve shpesh pyesja veten:"Perse te me doje kaq shume?". Nuk isha as i ri, as i bukur,as i pasur. Nje idealist varfanjak, ndersa ajo aq e re, e bukur, e pasur, por e palumtur. C'gje tjeter vec dashurise do ta hidhte ne krahet e mi? Une kisha vetem nje pasuri, shpirtin tim fisnik (se nje dyzetvjecar e njeh shpirtin e tij) dhe shkrimet e mia. Besoja se me kish dashur pikerisht per keto gjera ndaj edhe e doja edhe me shume cdo cast qe kalonte. Ndaj edhe e kisha mbeshtjelle te tere ate qenie te vetmuar ne vetmine time, e vetmja gje qe deri atehere me kish perkitur ekskluzivisht vetem mua.

    Ai apartament kishte nje porte dhe ajo porte kishte nje sy magjik. Qe dikush te kuptoje, se per c'arsye ajo vrime mbi dere, e pajisur me dy lente, eshte quajtur "sy magjik", duhet te prese pas saj me syrin te fiksuar mbi te , ardhjen e nje krijese te dashur si Dona. Me dhjetera, ndoshta me qindra here kam qendruar ne pritje te saj me syrin e mbeshtetur ne ate sy magjik. Ndonjehere pritja zgjaste shume minuta, ndoshta edhe ore te tera, syri lodhej aq shume, sa qe nuk dallonte me qarte e keshtu zihej ne befasi nga shfaqja e krijeses engjellore para tij. Nuk doja qe ajo te trokiste mbi ate porte, por ajo te hapej vete si ne perralla, pa u prekur nga dora e brishte dhe delikate e Dones time. Ajo vrime magjike ishte e vetmja dritare nga e cila une per muaj me rradhe, shikoja boten time, Donen.
    Aq e sigurte ishte ajo per pritjen time pas atij syri magjik, saqe shpesh sapo afrohej, vinte doren pikerisht atje ku veshtrimi im do te takonte me syte e saj, ne ate depertim lentesh e qelqesh. Porta hapej, Dona hynte brenda dhe magjia fillonte...
    Heren e pare qe e kisha pare lakuriq, trupi i saj nuk kish qene edhe aq mbreselenes, duke iu referuar edhe moshes se saj te re: gjinj disi te varur dhe cuditerisht te shfyre, ku dalloheshin vetem thithat e medhenj, vithe te rena dhe pak bark te dhjamosur. Sidoqofte, poshte tij, gjeja me e bukur ne llojin e vet.
    Nga shume femra qe kisha njohur, ajo gje e deshirueshme, nen ate penelate te erret qimesh, ishte me e bukura. Nje anatomi aq simetrike e gjese se saj, mund te arrihej vetem ne veprat e artit dhe vertete ajo gje e Dones ishte nje kryeveper e Krijuesit.
    Sa e sa ore, valle, gjate atyre muajve dalldises, buzet dhe gjuha ime kane perkedhelur ate oaz te deshirueshem deri ne mani?
    Sa e kish ndryshuar seksi im ate trup te lodhur nga pritja qe dikush t'i beje dashuri! Kishin mjaftuar vetem disa jave dashuriberje qe ai trup te ishte i denje te konkuronte ne nje kompeticion missesh te Universit.
    Kish patur raste kur kishim bere dashuri per shume ore me rradhe mes orgazmash te panumerta qe sfidonin cdo lloj statistike te seksologjise.

    Mbi ate shtrat une pashe se si zonja kthehej ne *****e pa e humbur per asnje cast zonjellekun e vet te natyrshem. E c'mund te deshiroje me shume nje burre nga e dashura e tij?

    Kishim bere dashuri kudo brenda mureve te atij apartamenti, ne shtrat, perdhe, ne banje, ne

    Sponsored content

    Re: B*u*shtra", nga Artan Gjyzel Hasani(Roman)

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Sun Oct 22, 2017 3:26 pm